Krimet dhe vrasjet e pazbuluara! Gjykata Speciale zbardhë krimet politike: Ky është parashikimi i ekspertit të sigurisë

Politika

Krimet dhe vrasjet e pazbuluara! Gjykata Speciale zbardhë krimet politike: Ky është parashikimi i ekspertit të sigurisë

Nga: N.Sh Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:58
Të akuzuarit e Speciales - Foto ilustrim

Gjykata Speciale tashmë ka filluar me gjykimet e para për personat që tashmë janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Disa dëshmitarë të mbrojtur janë dëgjuar të cilët kanë dëshmuar kundër Sali Mustafës.

Në lidhje me gjykimin e Speciales dhe me sistemin e drejtësisë në Kosovë, ka folur eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, kur në një shtet fillohet luftimi i vërtetë i krimit në përgjithësi, në atë shtet ndërrohet edhe mentaliteti i deri atëhershëm, që dëshmon se fare nuk janë luftuar ato të këqija.

Prandaj sipas tij, tani Kosova është katandisur dhe gjendet këtu ku është, në këtë gjendje, sepse kemi dështuar totalisht me sistemin e drejtësisë.

Tërnava shprehet se është dashur që institucionet tona të jenë pakompromis për t’i luftuar të gjitha veprimet kriminale e jo të na imponohet një formulë e pa dëshiruar ndërkombëtare, e krijimit të një Gjykate Speciale.

Image
Hajrullah Tërnava

 

Kushdo që e kritikon dhe kundërshton tani formimin dhe veprimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, që po merret me krimet e dyshuara të luftës gabon, sepse është dashur me kohë të hetohen dhe luftohen të gjitha veprimet kriminale, dyshimet për ato krime të hetohen e të zbardhen si dhe sa janë të dëshmuara e të argumentuara, dhe sot do të ishim më ndryshe, dhe madje moti do të gjendeshim edhe më afër BE-së”, thekson Tërnava.

Ai shton se, procesi i filluar i luftimit gjyqësor të krimeve të luftës në Gjykatën Specialë, domosdo do të ndikoj si një faktor i dorës së parë me ndikim për pastrim dhe dekriminalizim, por edhe demokratizim të klasës politike, pastrimit të hipotekës me akuza për vrasjet e pa zbuluara dhe krimet me karakter politik, proces i “pushuar” dhunshëm e dështuar nga drejtësia e pushtuar dhe kapur nga politika e inkriminuar për plot 20 vite rrugëtim në shtet ndërtim.

Proceset e para gjyqësore të filluara nga Gjykata Speciale, tani më shihet ashiqare që nuk kanë të bëjnë me akuza për krime lufte në baza etnike, por janë akuza dhe aktakuza të konfirmuara për vrasjet e pa zbuluara politike, të cilat e kanë ngarkuar, por edhe deformuar shumë skenën politike të Kosovës në këto 20 vite që po mbeten, për shkak të dështimit të plotë të sistemit të drejtësisë së instaluar nga administrata e ndërkombëtare e UNMIK-ut dhe EULEX-it, dhe mungesë së guximit për veprim nga drejtësia vendore, qoftë në fazën tranzitore të marrjes së kompetencave, qoftë na fazën përfundimtare të instalimit dhe pavarësimit, pas shpalljes së pavarësisë”, pohon ai.

Tërnava shton se, nëse luftohen ato të këqija të atyre kohërave të luftës që i kanë kryer njerëzit e pandërgjegjshëm, duke i vra njerëzit për shkaqe jo të kuptueshme, apo edhe pse kanë qenë të një partie tjetër, nga një logjike e tyre e pakuptimtë, më në fund tani është koha që këto raste gjithsesi të zbardhen.

“Kjo përvojë e deritashme t’iu shërbej gjeneratave në ardhje si mësim, se askush nuk e ka atë të drejtë me e vra dikën pse i takon tjetrës parti, apo pse ka tjera mendime për çështje të ndryshme, qofshin politike, patriotike, shkencore, apo të tjera”.

“Për të gjitha veprimet e një popullate të një shteti, vlejnë ligjet në përputhshmëri me kushtetutën e atij shtetit për të cilin bëhet fjalë, dhe konform këtyre akteve juridike që janë në fuçi duhet të sillen qytetarët e atij shteti pavarësisht kohës në të cilën gjendemi”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat