Deklarata e Borrell/ “BE ka gabuar në dialog, raportet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët që nga përfundimi i luftës”

Politika

Deklarata e Borrell/ “BE ka gabuar në dialog, raportet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët që nga përfundimi i luftës”

Nga: A.SH Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Joseph Borrell, kishte reaguar ndaj aksiont të Policisë kundë kontrabandës në veri.

Ai kishte deklaruar se “Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”.

Lidhur me këtë analisti Ruzhdi Peçani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë që, mes Kosovës dhe Serbisë, BE ka gabuar në principet elementare të teknologjisë së zgjidhjeve të konflikteve, që nënkupton deeskalimin apo shtendosjen.

“Tani më është e qartë se projekti i dialogut në Bruksel ka dështuar, nuk arriti ta kalonte krizën që kishte me Mogeherinin. Dhe mund të kosntatohet se ideologjia transnacionale evropiane është kopromituar, në kontekstin e tranzicionit, të shteteve të papërfunduara të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht aspiratve të Bashkimit evropian. Marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë kuptim do mund të përcillej me një tonë sikur që u veprua me rastin e Maqedonisë dhe Greqisë: Të ishin të fokusuar në normalizimin, që në fillim, dhe krijimit të mirëbesimit, kështu Bashkimi Evropian ka gabuar në principet elementare të teknologjisë së zgjidhjeve të konflikteve, që nënkupton deeskalimin apo shtendosjen. Pra, duke u ikur çështjeve thelbësore, kështu normalizimi është strategjia e deeskalimit”, ka thënë ai.

Image
Ruzhdi Peçani

 

Sipas tij, ndërmjetësuesit Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak në raport me Kosovën kanë pasur një diplomaci jo produktive.

Tutje shton, që raportet mes Kosovës dhe Serbisë gjenden në pikën më të ulët.

“Bashkimi Evropian si ndërmjetsues, në këtë dialog, është një shembull i keq, shembull i keq i udhëheqjes së një diplomacie jo produktive. Për rrethanat aktuale raporti mes Prishtinës dhe Beogradit karakterizohen me eskalim të gjendjes, kjo në kohën e fundit kur Kosova vuri reciprocitetin për targat në shtator, kur ndodhi edhe rrebelimi i serbëve lokal në veri të Kosovës, me vendosjen e barrikadave në bllokimin e rrugëve. Dhe kur Kosova dërgoi Njësinë Speciale të Policisë për të mbrojtur pikat kufitare dhe personelin, pra bazuar në zbatimi të ligjit ,nga ana tjetër Serbia vuri ushtrinë në gjendje gatishmërie luftarake. Dhe cilat ishin reagimet e Bashkimit Evropian. Kërkonin nga dy palët, Kosovës dhe Serbisë, të ulin tensionet për një deeskalim të gjendjes. Rrethanat e sotme raportet mes Kosovës dhe Serbisë gjenden në pikën më të ulët që nga përfundimi i luftës në 1999”, deklaron tutje analisti.

Ai kritikon Borrell për të cilin thotë se foli me tone të ashpra kundër Kosovës për kontabandën, akion ky që ndërmori në veri, megjithëse duhej të reagonte edhe ndaj Vuçiqit kur vizitoi xhandarmarinë serbe në Kralevë, por siç duket nuk ka ‘dëgjuar’.

“Policia e Kosovës, 13 tetor, së bashku me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion kundër krimit të organizuar dhe kontrabandimit, në veçanti kundër kontrabandës me mallra. Ky aksion i përbashkët Polici – Doganë, u krye në disa qytete të Kosovës, por edhe në veri. Në veri të Mitrovicës ndodhi ajo që edhe mund të pritej, huliganët serbë u përballën ashpër me Policinë e Kosovës, ashtu që kishte edhe polic të plagosur. Lidhur me këtë aksion të Policisë së Kosovës, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, kështu do reagonte shumë ashpër: “Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”! Po për vizitën që Vuçiq i bëri xhandarmërisë në Kralevë dhe fjalimin e tij kërcënues duke motivuar xhandarmërinë për një luftë të mundshme drejtë Kosovës – nuk paska dëgjuar Borrell?!”, thekson Peçani.

Në fund, ai shton që deklaratat e Borrell janë shqetësuese dhe të dhimbshme , kur një politikan i rangut të lartë të BE-së, thotë që mos të luftohet krimi i organizuar.

“Dhe kjo vije nga përfaqësuesi më i lartë i BE-së, Josep Borrell e dënon luftimin dhe parandalimin e krimit të organizuar. Si personalitet kontravers, i cili vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovën, Spanja, dëshiron që Kosova të jetë një shtet jofunksional, jo ligjor dhe anarkist. Është shqetësuese dhe e dhimbshme se si një politikan i rangut të lartë të BE-së, thotë që mos të luftohet krimi i organizuar. Mund të thuhet se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe nga kjo pozitë që mban, këtë e tha i veshur në petkun diplomatik spanjoll?! Dhe kur për herë të dytë, nga shtatori, Vuçiq kërcënon me dërgim të ushtarëve në Kosovë, BE dhe z.Borrell, shtiret se ndoshta nuk ka dëgjuar duke i qëndruar si mbulesë agresionit dhe hegjemonizmit serb”, përfundon Ruzhdi Peçani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat