“Armiqtë e mëdhenj të Kosovës”/ Vjen paralajmërimi: Do të ballafaqohen me forcën liridashëse!

Politika

“Armiqtë e mëdhenj të Kosovës”/ Vjen paralajmërimi: Do të ballafaqohen me forcën liridashëse!

Nga: A.M Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Me kërkesë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Ministria e Punëve të Jashtme i ka shpallur “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së”, shkroi presidentja Osmani në Facebook.

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh se Rusia dhe Serbia janë armiqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Në këtë rast, ai përmendi faktin se si Rusia po e furnizon me armë Serbinë dhe po synon që me çdo kusht të shtrijë ndikimin sllavo-madh në Ballkan.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi

“Armiqtë e Republikës janë të mëdhenj, baza e armiqësisë është në Beograd dhe në Moskë. Serbia dhe Rusia po punojnë për dëmtimin e Kosovës.

Rusia po e armatosë me armë moderne Serbinë, po kështu po kryen edhe punë spiunazhi në favor të ideve sllaviste. Kjo tregon se shteti rus po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të ndikuar dhe shtrirë influencën sllavomadhe në këtë rajon”, deklaroi Kelmendi.

Sipas tij, është Rusia ajo që po e ndalon kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë për largimin e UNIMK-ut nga vendi ynë.

Po ashtu, analisti mirëpriti dëbimin e dy diplomatëve rusë të cilët cenuan sigurinë e Kosovës.

“Rusia në OKB po ndalon kërkesat dhe veprimet e SHBA-së e të Anglisë për largimin e UNMIK-ut nga Kosova. Publikisht shteti rus po përkrah kudo Serbinë, përkrahje po i jep edhe financiarisht dhe kuptohet edhe në formë ushtarake.

i dy zyrtarëve rusë nga Kosova është pikërisht kjo që tregon se zyrtarët rusë e kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës. Ata punojnë si zyrtarë në zyrën ruse të ndërlidhjes në Prishtinë”, theksoi ai.

Në vazhdim, Kelmendi vlerësoi se Moska po tenton ta rikthejë pushtetin në Kosovë, prandaj tërë aktivitetet e saj po i zhvillon në vendin tonë. Duke u bazuar në këtë, ai kërkoi nga institucionet e Kosovës që të punojnë pandërprerë.

“Kosova si shtet është në qendër të aktivitetit rus. Me këtë Moska po punon për të rikthyer pushtetin serb dhe rus në Republikë, tërë mundin dhe qëllimin e kanë te dëmtimi i Kosovës.

Organet e Kosovës kërkohet të jenë syçelur dhe të punojnë pandërprerë në ruajtjen e Republikës”, potencoi analisti.

Në fund, ai tha se pavarësisht se armiqtë e Kosovës janë të fortë, kur ata përballen me forcën liridashëse të shqiptarëve, ata humbin.

“Armiqtë janë të mëdhenj dhe të fortë, por kur ballafaqohen me forcën liridashëse, ata humbin. Republika e Kosovës është shndërruar hale në sy për armiqtë serbo-rusë e të tjerë.

Kjo tregon domosdoshmërinë e mbrojtjes, jam i bindur në organet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë. Falë tyre po ruhet Republika”, përmbylli Muhamet Kelmendi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat