Skandalet që e ‘goditën’, eskperti i sigurisë tregon pse nuk dështon AKI

Politika

Skandalet që e ‘goditën’, eskperti i sigurisë tregon pse nuk dështon AKI

Nga: P.R. Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:32
AKI

Agjencia Kosovare e Intelegjencës javët e fundit është goditur nga dy skandale të mëdha. Ishte fillimisht arrestimi i ish punonjësit të AKI-së, M.K, i cili dyshohet se ka keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E AKI u godit edhe nga skandali, kur u publikua lajmi se dy agjentë të saj, kishin dëshmuar rrejshëm ndaj kryeministrit, Albin Kurti, dhe kyeparlamentarit, Glauk Konjufca në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

Sipas medias që publikoi hulumtimin, dëshmitë e këtyre dy agjentëve janë bërë sebep që ish-presidenti, Hashim Thaçi ta akuzonte Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”.

E lidhur me këto skandale në AKI, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sipas tij, gjitha këto skandale e dëmtojnë rëndë imazhin dhe punën e AKI-së.

“Në lidhje me zhvillimet brenda këtij institucioni vital të shtetit mund të themi që rastet të tilla e demtojnë imazhin e saj në publik për arsyje që opinioni publike nuk ka qasje as në punët e përditshme të tyre e që dallon nga institucionet tjera ku ka komunikim të drejtëpërdrejt më qytetarin.Duhet të ndahen veprimet apo më mirë të themi ngjarjet që janë zhvilluar brenda dhe të cilat i ka kontrolluar dhe ndalur mekanizmi i brendshëm i kontrollit që dëmi kolateral të jetë minimal në dëmtimin e institucionit por edhe sigurisë nacionale”, thotë Shala për “Bota sot”.

Ai shton se duhet të hetohet edhe ngjarja me dy agjentët të cilët dëshmuan rrejshëm në rastin “Syri i Popullit”.

“Ndërsa ngjarja me dy agjentët të angazhuar në rastin "Syri i Popullit" nga ana e këtij mekanizmi duhet që të analizohet arsyeja e angazhimit të tyre në kontekst kohor dhe të mirret një përfundim të krejt asaj ngjarje.Skandale të ngjashme në çdo institucion të shteteve të BE apo me gjerë të tillë të sigurisë ndodhin por që mund të jenë edhe përmasa më të medha se sa të tilla qëështë ballafaqim ky institucion në ngritje qëështë”, shprehet Shala.

Image
Drizan Shala

 

Për fund, ai thotë se Parlamenti i Kosovës dhe Ombuspersoni duhet të mbikqyrin në mënyrë demokratike punën e AKI-së.

“Një nga shtyllat kryesore do kishte me qenë mbikqyrja demokratike nga parlamenti dhe Ombuspersoni të shkeljeve eventuale që mund të ketë ky institucion normal gjithmonë duke respektuar që të mos cënohet siguria nacionale e vendit, por edhe atij institucional.AKI-ja asesi nuk dështon, sepse është siguria e bazamentit të shtetit e cila vepron në vijen e parë të sigurisë nacionale të vendit”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat