Juristi ngre alarmin: Republika shkatërrohet pavarësisht se si krijohet Asociacioni

Politika

Juristi ngre alarmin: Republika shkatërrohet pavarësisht se si krijohet Asociacioni

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:19
Ilustrim

Çështja e Asociacionit është hapur përsëri.

Serbia vazhdimisht përmes deklaratave po kërkon që një bashkësi e tillë e komunave të bëhet.

Por, nga Kosova kanë deklaruar se nuk do të ketë Asociacion.

Lidhur me këtë, jursiti Muhamet Kelmendi, ka thënë se sa i përket formimit të Asociacionit, faktori ndërkombëtar duhet të jetë kundër kësaj, e që nga druan nga kjo.

Ai thotë se edhe presioni ndaj Qeverisë Kurti, është gjë normale, por duket e rëndë kur sheh deputetët e PDK-së dhe të LDK-së duke kritikuar dhe akuzuar, sepse z. Thaçi dhe as z. Mustafa e patën krijuar edhe Asociacionin.

“Qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për Kosovën në raport me shtetin serb nuk i quaj unë përkrahje të kësaj a asaj qeverie në Kosovë. Përkundrazi! Nga qëndrimet e faktorit të tillë në raport me Serbinë del qartë dhe kjo do të shihet shpejt me paraqitjen e Asociacionit si bazë për të ndërtuar. Me këtë de-fakto humb Republika dhe nuk ka më funksionalitet shteti i Kosovës. Kjo krijohet si shtet dhe përsëri nuk kemi njohje reciproke. Në kuadër të brendshme është gjë normale presioni që bëhet ndaj Qeverisë Kurti. Natyrisht se të vjen rëndë kur sheh deputetët e PDK-së dhe të LDK-së duke kritikuar dhe akuzuar çështjen e moskrijimit të një platformë për dialog. Asnjëherë nuk ka patur as z. Thaçi dhe as z. Mustafa ndonjë platformë. Ata e patën krijuar edhe Asociacionin. Dhe, kurrë këto dy parti nuk i kundërshtuan këta në asnjë vend”, ka thënë ai.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Megjithatë, sipas tij, deklarata e Kurtit se nuk ka Asociacion një-etnik është shumë e rrezikshme.

“Në Kuvend krijuan gjendje të rëndë. Patëm edhe kundërshtime të ashpra. U bënë protesta dhe u krijuan edhe konflikte dhe megjithatë PDK dhe LDK mbeten pas tandemit Thaçi-Mustafa. Kjo të vjen për të vjellë kur e analizon të kaluarën dhe shikon aktualitetin. Edhe tash nuk kemi qartësi nga Qeveria Kurti. Deklarata se nuk ka Asociacion një-nacional e Kurtit është shumë e rrezikshme. Me këtë del se do të ketë Asociacion, por multinacional, duke futur edhe komuna tjera jo serbe në Asociacion”, deklaron ai. . Kelmendi shton se nëse krijohet ky Asociacion shkatërrohet Republika. “Pavarësisht se si krijohet ky Asociacion shkatërrohet Republika në funksion të shtetit dy shkallës. Ashtu zhduket shteti unitar dhe formohet një shtet jo funksional. Në fakt më mirë është atëherë të shkohet nga tërheqja e vijës së re kufitare me shtetin serb. Me këtë mendoj që Kosovës ti bashkohen Lugina e Preshevës dhe Serbisë ti jepet Leposaviqi dhe fshatrat serbe në veri. Kosovës i duhet Ujmani, Mitrovica si qytet unik dhe Trepça. Vendet tjera të Veriut të banuara me serb lirisht mund të ndërrohen me Luginën e Preshevës. E di se ka kundërshtar. Por, në raport me atë çka po i përket Kosovës dhe si do të ndërtohet Asociacioni është zgjidhje më adekuate. Asociacioni multinacional dhe mos njohja e shtetit nuk është zgjidhje”, shpjegon juristi.

Në fund, Kelmendi thotë se Kosova i ka temat që janë të domosdoshme, e Serbia nuk ka të drejtë të kërkojë asgjë.

Ai shton që Serbia nuk duhet kurrsesi të kalojë pa u dënuar.

“Kosova i ka temat që janë të domosdoshme për tu shqyrtuar që të kemi paqe në këtë pjesë. Serbia nuk ka të drejtë të kërkojë asgjë. Ky shtet duhet të dënohet për dhunë e terror, për gjenocid të bërë në Kosovë. Nuk duhet kurrësesi të kalon pa dënim. E këtë e ka në dorë Kosova!? Republika e jonë nuk ka çka të humb në raport me shtetin serb. Atë duhet qartësuar në Bruksel dhe kudo. Pra, dialog po, por jo në kërkesat serbe. Dialog për pas edhe të ardhme, e kjo bëhet me çështjet që vendi i ynë i ka theksuar disa herë. Natyrisht se këtu prin njohja reciproke. Pastaj, mendoj këtu në dëmshpërblim, në kompensim të dëmit dhe në përgjegjësi penale të shtetit serb, kuptohet për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Evropa dhe SHBA duhet të japin mësim shteteve tjera luftënxitëse dhe kriminale me dënimin e shtetit serb. Mos-dënimi është mësim i rrezikshëm për paqen në Evropë e më gjerë. Pra, nuk duhet kurrsesi të lejohet një shtet si Serbia pa u dënuar ndërkombëtarisht për dhunën e terrorin, për gjenocidin që ka bërë ndaj shqiptarëve. Këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë lëshime”, përfundon Muhamet Kelmendi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat