Kush e fiton Prizrenin? Sondazhi nxjerr fituesin

Politika

Kush e fiton Prizrenin? Sondazhi nxjerr fituesin

Nga: G.B Më: 30 tetor 2021 Në ora: 16:28
Shaqir Totaj, Mytaher Haskuka

Me 14 nëntor edhe qytetarët e Komunës së Prizrenit do të votojnë për kryetarin e ardhshëm të tyre.

Në balotazh në këtë komunë do të përballen Mytaher Haskuka nga VV, i cili është dhe kryetar aktual i Prizrenit, si dhe Shaqir Totaj nga PDK.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Haskuka ka marrë 40.41 për qind të votave ndërsa Totaj 31.36 për qind të votave.

Ndërsa, në sondazhin online të gazetës "Bota sot", lexuesit kanë zgjedhur për kryetar Haskukën, me 75.86 për qind apo 836 vota, ndërsa Totaj ka marrë 24.14 për qind apo 266 vota.

Rezultati i këtij sondazhi nuk paraqet votat e qytetarëve të Prizrenit por të lexuesve të gazetës "Bota sot", të cilët kanë votuar.

Qytetarët e kësaj komune dhe komunave të tjera do të kenë mundësinë të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për të preferuarin e tyre./BS/

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat