Parashikimi i analistit/ Këto komuna do të jenë befasi e balotazhit të 14 nëntorit

Politika

Parashikimi i analistit/ Këto komuna do të jenë befasi e balotazhit të 14 nëntorit

Nga: M.H. Më: 31 tetor 2021 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale në vendin tonë u mbajtën më 17 tetor të këtij viti.

Pas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, shumica e komunave kanë përfunduar në balotazh.

Kështu, më 14 nëntor priten të mbahen zgjedhjet përsëri në vendin tonë.

Në lidhje me këtë temë, ka folur në një prononcim për “Bota sot”, Blerim Burjani, i cili u shpreh se në disa nga komunat mund të ketë befasi për shkak të marrëveshjes të partive politike.

Ai përmend pesë komuna të cilat mund të ketë befasi, ndër to është edhe Prishtina.

Nuk do të ketë befasi të mëdha, por në disa mund të ketë befasi për shkak të marrëveshjeve të partive politike. Këto marrëveshje mund të sjellin befasi të papritura në disa Komuna, këtu mund të hyjnë, Prishtina, Gjilani, Podujeva, Shtimja, Prizreni”, u shpreh juristi.

Në fund, ai thotë se në balotazh mund të ketë befasi sidomos në komunat që kandidatët që janë në afërsi të madhe.

Pra mund të ketë befasi të papritura tash në balotazh çdo gjë është e mundshme sidomos në komunat me kandidatë që janë në afërsi të madhe”, përfundoi Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat