Situata krijuar në Bosnje, kërkohet nga Kosova të ketë kujdes me Asociacionin

Politika

Situata krijuar në Bosnje, kërkohet nga Kosova të ketë kujdes me Asociacionin

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:22
Ilustrim

Tashmë ka disa vite, që në Kosovë po kërkohet të themelohet Asociacioni i komunave serbe.

Por, situata e krijuar në Bosnje dhe Hercegovinë është dëshmia më e mirë, se pse nuk duhet të themelohet një gjë të tillë

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Kosova duhet të ketë kujdes me themelimin e Asociacionit.

“Serbia më këto veprime po e tregon fytyrën e vërtet, duke tentuar të destabilizoj Ballkanin, e që për BE-në është një kërcenim, së nëse BE -ja nuk i lehtësojë procedurat atëherë ajo mund të krijojë probleme.  Ky shembull është shumë i mirë për ne, për të pasur kujdes lidhur më themelimin e asociacioni, së nëse krijohet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel vërtetë do të jetë një dështim për republikën tonë e që shteti do të jetë jo funksional”, ka deklaruar ai.

Më tej, Islami ka treguar se çfarë po tenton të bëjë Serbia në Bosnje.

“Serbia përmes strukturave të saj në Bosnjë po mundohet ta shkëput republikën serbe dhe ta aneksoi Serbisë për të krijuar Serbin e madhe. Edhe BE-ja duke e parë së nuk po funksionon Bosnja në këtë mënyrë mund të pajtohet më ndarjen e saj me arsyetimin së nëse hapen dyert për integrim e Ballkanit Perëndimor të mos i bart problemet brenda bllokut. Pra kjo situatë është një matës i pulsit të Bashkësisë Ndërkombëtare, por që tek ne nuk mund të funksionon pasi që ne kemi një trajtim dhe mbështetje me të madhe nga SHBA të cilat nuk do të lejonin që të bosnjëzohet Republika e Kosovës", ka theksuar ai.

Në fund, Islami ka një mesazh për Bashkësinë ndërkombëtare për mentalitetin serb.

“Bashkësia ndërkombëtare i ka marrë si shembujt bashkimin e popujve me nacionalitete të ndryshme të cilët kanë funksionuar shumë mirë e që mentaliteti i serbëve është ndryshe sepse egonë e kanë shumë të madhe dhe duan vetëm ata të jenë në Ballkan”, ka përfunduar Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat