“Frikë deri në palcë”/ Eksperti i sigurisë alarmon opozitën: Kjo gjë iu pret nga Albin Kurti!

Politika

“Frikë deri në palcë”/ Eksperti i sigurisë alarmon opozitën: Kjo gjë iu pret nga Albin Kurti!

Nga: N. Sh. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 17:42
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, po angazhohen seriozisht në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E kjo ka bërë që partitë opozitare të jenë të tensionuara, pasi po befasohen me punën e qeverisë.

Kështu thotë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i cili shton se opozita është e shqetësuar dhe po reagojnë ashpër kundër vettingut.

Sipas tij, këtë opozita po e bënë nga frika e lidhjeve të tyre prej dekadash me krimin e organizuar.

Ish-zëvendësministri i MPB-së shton se, ato kanë ndikuar në institucionet e drejtësisë dhe i kanë kontrolluar, pavarësisht se si është ndërruar pushteti në dy dekadat e fundit.

Image
Hajrullah Tërnava

“Prandaj partitë politike në opozitë, LDK-PDK dhe AAK, po i japin shenjat e para të përgatitjes për tu barrikaduar në kundërshtim të mbështetjes së ligjit Vetting, pasi që akoma pa u finalizuar Projektligji dhe pa u dërguar në Kuvend, kanë filluar të ngjallin dyshime për kinse mos koordinimin e Qeverisë me ekspertët e BE-së dhe të SHBA-ve për këtë proces. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky subjekt politik, nuk do të pranon një sistem Vettingu pa koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-të”, shton ai.

Sipas tij, paralajmërimi i kundërshtimit të këtij procesi për pastrim dhe reformim të sistemit të drejtësisë, është shprehje e frikës për humbjen e ndikimit të krimo politikës në sistem.

“Kjo pas fillimit të zbatimit të procesit Vetting dhe largimit nga pozitat kyçe të atyre individëve që përfaqësojnë levat kryesore të mbrojtjes së interesave të grupeve kriminale të atyre partive politike të cilat qeverisën dy dekada dhe instaluan secila për vete, nga mandati në mandat, njerëzit e vetë në sistem, duke filluar nga prokuroria, gjykatat themelore e deri në gjykatën kushtetuese, për t’i mbyllur kulmin me ndarje të interesave në kupolën e policisë dhe të AKI-së, struktura këto që do të duhet ta kalojnë testin Vetting në mënyrë të organizuar dhe të përshkallëzuar”, potencon Tërnava.

Eksperti shton se, është i kuptueshëm një reagim i tillë i opozitës, sepse tani që 21 vite e këndej, i kishin të gjitha postet shtetërore nën kontrollin e tyre.

“Kjo gjendje e krijuar deri në këtë masë, është pasojë e veprimeve të shumta kriminale, nga strukturat e instaluara nëpër institucionet shtetërore, e që po ata ish pushtetar që e qeverisën këtë vend që nga çlirimi e deri më tani, ligji i Vetting-ut në pritje, duhet dhe patjetër do t’i spastroj”, thotë ai.

Ai shton se, ky lloj “pastrimi e “dezinfektimi” i institucioneve të drejtësisë nga krimi i instaluar nga ish-pushtetarët, do të jetë një gjë e vështirë për ta.

“Kjo për faktins e atyre do t’iu dalin të gjitha të palarat në shesh, dhe populli do t’i kuptoj haptazi ato të bëra që i kanë shkaktuar deri më tani, e që qëllim kryesor e kishin pasurimin kriminal të tyre”.

“Prandaj tani ky shtet është në këtë gjendje të mjerueshme, dhe popullata mezi po e pret jetësimin e këtij ligji në pritje, me shpresë se tani edhe shteti do të pastrohet nga ata kriminel që i kontribuuan që ky shtet të gjendet në këtë gjendje që tani është, shteti më i izoluar në botë”, përfundon Hajrullah Taërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat