Analisti nga Maqedonia: Për fatin e mirë të Kosovës, Gjykata Speciale ia ndali hovin Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës

Politika

Analisti nga Maqedonia: Për fatin e mirë të Kosovës, Gjykata Speciale ia ndali hovin Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 18:30
Hashim Thaçi

Tashmë janë bërë një vit që nga arrestimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në kohën kur Kosova rrezikohej nga ndarja e saj, ai qe i pajtimit për këtë, por ndodhi arrestimi i Hashim Thaçit nga Specialja e që po vlerësohet se kjo e shpëtoi Kosovën nga copëtimi.

Thaçi së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Ramën dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ishin të pajtimit dhe së fundmi ishin publikuar edhe disa dokumente të ndarjes së Kosovës.

Ndarjen e Kosovës, dhe arrestimin e Thaçit e ka komentuar edhe profesor Sulejman Mehazi.

Ai thotë se, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sa ishte shpresëdhënës e i dashur për qytetarët gjatë luftës së Kosovës, po aq politikisht pas pavarësisë së Kosovës u bë i papëlqyer sa që dashuria ndaj tij u kthye në urrejtje, për shkak ideve të mbrapshta të tij me presidentin e Serbisë, Vuçiq për shkëmbime territoresh.

“Për fatin e mirë të Kosovës hovin projektues për ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçit ia ndali Gjykata Speciale e Hagës. Me shkuarjen e Hashim Thaçit në Hagë u zbehën edhe idetë lakmuese të Vuçiqit për të marrë pjesën më vitale të veriut të Kosovës. Edhe pse Gjykata Speciale stopoi ish-presidentin Hashim Thaçi me paraburgosjen e tij në Hagë, po ja që rrugën e shëmtuar politike të Thaçit me Vuçiqin e ka vazhduar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ende më shumë e rrezikon Kosovën me anë të “Ballkanit të Hapur” serb, derisa ish i pari i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte për shkëmbime territoresh me Vuçiqin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ende më keq rrezikon Kosovën, ai me “Ballkanin e Hapur” serbo-sllave do që tërë territorin e Kosovë t'ia fal Serbisë, por edhe tërë territorin e Shqipërisë”, thotë Mehazi.

Profesori shprehet se, derisa Hashim Thaçi, Serbisë donte t'ia falte një pjesë të Kosovës, Edi Rama me anë të Ballkanit të Hapur Serbisë do t'ia jap komplet Shqipërinë e Kosovën.

“Nëse Gjykata Speciale e Hagës apo amerikanët nuk ia ndalin hovin Ballkanit të Hapur serb të Edi Ramës, atëherë situata politike e shteteve shqiptare do të jetë e rrezikuar nga Serbia e Rusisë ortodokse. Ndarjen e Kosovës të Hashim Thaçit dhe “Ballkanin e Hapur” të Edi Ramës e ndal vetëm gjykata speciale amerikane e Hagës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat