100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës/Ekspertët e sigurisë tregojnë me çfarë mjete ushtarake duhet të pajiset FSK

Politika

100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës/Ekspertët e sigurisë tregojnë me çfarë mjete ushtarake duhet të pajiset FSK

Arife Morina Nga Arife Morina Më 8 nëntor 2021 Në ora: 09:51
Ushtria e Kosovës

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro. Me buxhetin e miratuar, 100 milionë euro janë ndarë për Ushtrinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilën ai e udhëheq, për herë të parë ka ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë ndërsa 10 milionë euro të tjera për furnizimin me pajisje moderne për policinë e zjarrfikësit.

Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë euro apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor e synimi ynë është që këtë ta sjellim në 2 për qind të bruto produktit vendor”, tha kryeministri.

Një buxhet i tillë për ushtrinë e vendit nuk është ndarë më parë nga qeveritë e kaluara, mund të thuhet se ky është një rekord, sa i përket parave të ndara për këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat