Mbi 80% e premtimeve nuk mund të realizohen/ Juristi tregon mangësitë e programeve të partive politike në zgjedhjet lokale

Politika

Mbi 80% e premtimeve nuk mund të realizohen/ Juristi tregon mangësitë e programeve të partive politike në zgjedhjet lokale

Nga: M.H Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale kanë mbaruar më 17 tetor të këtij viti, mirëpo balotazhi në disa komuna do të mbahet më 14 nëntor (të dielën).

Këto zgjedhje arritën të sjellin në shumicën e komunave balotazh duke lënë në pikëpyetje se cila parti do të fitojë shumicën e komunave, përcjell “Bota sot”.

Fushatat parazgjedhore kanë filluar tashmë për të dielën, duke u munduar të bindin qytetarët për votën e tyre.

Në lidhje me balotazhin e të dielës në një prononcim për “Bota sot”, profesori Muhamet Kelmendi komentoi edhe premtimet që po bëhen gjatë kësaj kohe.

Sipas tij, premtimet e bëra në shumicën prej tyre nuk janë reale dhe vështirë të realizohen.

Gjithashtu ai përmendi edhe krimin e korrupsionin, që thotë se pushteti lokal dhe ai qendror mund të ndihmojnë shumë prokurorët e Prokurorive të Kosovës në zbulimin e rasteve të tilla.

Image
Muhamet Kelmendi

Kosova po kalon nivelin e dytë në zgjedhjet elektorale për pushtet në nivelin lokal. Në këtë fushatë ka premtime nga kandidatet që fare nuk janë reale. Zakonisht mendohet se nga premtimet e bëra, qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal, mbi 80% të programeve premtues politike nuk mund të realizohen. Kjo për faktin se nuk ka kapacitete as ekonomike dhe as njerëzore për të i realizuar. Mbesin ato thjesht premtime për votat e votuesve. Ndërsa, lidhur me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pushteti lokal dhe ai qendror mund të ndihmojnë shumë prokurorët e Prokurorive të Kosovës në zbulimin e rasteve të tilla. Në nivel qendror me mbledhjen e provave për krim dhe korrupsion si dhe në nxjerrjen e ligjeve adekuate. Në nivel lokal nuk ka mundësi që të nxirren ligje, por vendime e qëndrime mund të nxjerrin dhe të kontribuojnë në mbledhjen e provave për krim”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që politikanët nuk po japin premtime për të ndihmuar në zbardhjen e rasteve të korrupsionit.

Ai thotë se premtimet nuk janë konkrete dhe nuk kanë premtime konkrete që mbështeten në kapacitete ekonomike dhe juridiko-politike për vendin.

“Janë këto çështjet që të dy pushtetet mund të kontribuojnë. Mirëpo, nga fushata aktuale nuk dalin këto qëllime të pushteteve në të ardhme. Nuk po japin premtime për të ndihmuar në zbardhjen e rasteve korruptive dhe në kapjen e keqbërësve. Nuk ka realizim të asnjë premtimi të bërë. Thjeshtë janë premtime të karakterit të përfitimit të qytetarëve për vota, duke dhënë premtime imagjinare. Nuk ka premtime konkrete që mbështeten në kapacitetet ekonomike, shoqërore e juridiko-politike të vendit. Imagjinatë e kandidatëve dhe e partive shkon shumë larg! Kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat