Hapja e shkollave në Kamenicë, flet Lenjani: Ishte ditë feste për nxënësit dhe prindërit e tyre

Politika

Hapja e shkollave në Kamenicë, flet Lenjani: Ishte ditë feste për nxënësit dhe prindërit e tyre

Nga: G.B Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 16:26
Ilustrim

Rreth një vit pas mbylljes, në Komunën e Kamenicës janë hapur sërish shkollat.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, i cili ka uruar nxënësit dhe prindërit për këtë.

“Të gjithë nxënësve, prindërve të nxënësve, mesuesëve, arsimtarëve, drejtorëve të shkollave, punëtorëve ndihmës dhe gjithë qytetarëve iu uroj fillimin e mesimit shkollor pas 2 viteve në fshatin Busavatë dhe pas një viti e më shumë në Petroc, Karaçevë të Poshtëme, Shipashnicë të Poshtëme e Kopërnicë. Kjo që ka ndodhur me humbjen e mësimit të rreth 500 nxënësve për këtë kohë të gjatë është e pa kompenzueshme për fëmijët tanë por ka mujt me vazhduar kjo e keqe edhe pas 14 nëntorit 2021”, ka shkruar Surdulli, i cili mbështeti Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit.

Image
Selver Lenjani

Lidhur me hapjen e shkollave, për gazetën “Bota sot” ka folur kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës, Selver Lenjani.

Ai është shprehur i lumtur për hapjen e shkollave që nga dita e martë, derisa ka thënë se kjo u arrit falë kryetarit të sapo zgjedhur, Kadri Rahimaj.

“Shkollat kanë filluar mësimin në brezin kufitar nga dita e martë dhe të gjitha shkollat janë të hapura në Komunën e Kamenicës, me ndihmën e kryetarit të sapo zgedhur, Kadri Rahimaj, i premtoi qytetarëve”, është shprehur ai.

Lenjani ka thënë se ka qenë ditë feste dhe gëzimi për prindërit dhe nxënësit, ku këta të fundit i janë kthyer sërish bankave shkollore.

“Ishte ditë gëzimi, ishte një festë e madhe për nxënësit dhe prindërit e brezit kufitar, pasi të gjitëh janë gëzuar për hapjen e shkollave dhe nxënësit më në fund I janë kthyer bankave shkollore”, ka deklaruar Lenjani për “Bota sot”.

Bashkësia Lokale ka falënderuar të gjithë qytetarët e Karaçevës për kontributin në hapjen e shkollave.

Ndryshe, Lenjani disa herë kishte kundërshtuar mbylljen e shkollave në brezin kufitar dhe ishte ankuar se banorët kanë filluar të shpërngulen nga atje për shkak të mbylljes së tyre, si dhe nxënësit kishin mbetur pa marrë dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar shkollimin e mesëm të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat