Ultimatumi për rrëzimin e Qeverisë Kurt1/Zbulohet plani i Mustafës për rikthimin e tij

Politika

Ultimatumi për rrëzimin e Qeverisë Kurt1/Zbulohet plani i Mustafës për rikthimin e tij

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 nëntor 2021 Në ora: 08:20
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Në fillim të këtij muaji, Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Arben Gashi deklaroi se rrëzimi i Qeverisë Kurti 1 u bë me “porsi” të Richard Grenell-it, ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas një deklarate të dhënë për media, Gashi ka thënë se Grenelli u ka kërkuar rrëzimin e Albin Kurtit për 7 ditë. Më tej, ai ka shtuar se kanë marrë  mesazhe për çdo ditë nga Grenelli deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti1.

Por, me këto deklarata të Gashit nuk është pajtuar ish kryetari i tij, Isa Mustafa. Ish kreu i LDK-së në një postim në Facebook, ka shkruar se Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK që të rrëzohet Qeveria Kurti 1.

“Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK, sa unë kam qenë Kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1. Nga askush nga SHBA-ja, LDK-ja s’ka marrë porosi të tilla dhe afate”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq, për këto mesazhe të cilat i ka përmendur Gashi, ka folur edhe personazhi kryesor Richard Grenell. Ai ka kërkuar që të publikohen ato, nëse ekzistojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat