Alarmi i Kosovës që tronditi Serbinë dhe kërcënimet me ushtri të Vuçiqit dhe Rusisë

Politika

Alarmi i Kosovës që tronditi Serbinë dhe kërcënimet me ushtri të Vuçiqit dhe Rusisë

Nga: N. Sh. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:22
Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurti

Ishte aksioni i Kosovës dhe vendimi për reciprocitet i Kosovës për tabelat serbe që futën në Kosovës, që alarmoi Serbinë.

Aty Serbia e tregoi fytyrën e saj të vërtetë kur filloi të kërcëoj me avionë, tanke e ushtri Kosovën.

Serbia shkoi edhe më tutje, kur se bashku me ambasadorin rus në Beograd vizituan kufirin e Kosovës, ku edhe shpalosën ‘strategjinë’ e tyre për të sulmuar Kosovën.

Serbia e gatshme për sulme kundër Kosovës, ishte përgatitur mjaftë mirë që nga presidenti Aleksandër Vuçiq e deri të ministri i brendshëm serb, Aleksandër Vulin.

Në lidhje me sulmet serbe dhe kërcënimet për Kosovën, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava. 

Ai thotë se, Serbia është shkaktare e shumë luftrave në të kaluaren, e që edhe sot po udhëheq politika luftënxitëse dhe po bën kërcënime ndaj shteteve fqinje të saj, në këtë rast Kosovës.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai kujton luftërat e fundit të Serbisë që i bëri në vitet e 90-ta në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. E të gjitha këto lufta që Serbia ishte iniciatore i humbi.

“Serbia, tani në këtë situatë në të cilën gjendet dhe politikat luftënxitëse që i bëjnë politikanët e tyre, e kanë qellimin që ta bindin popullin e tyre, se po bëjnë çmos që ta kthejnë Kosovën e humbur në kufijt e saj, por kjo politikë e tyre është si konsum politik i kohës, për të mbetur në pushtet sa me gjatë në Serbi, meqë ata e dijnë mirë çfarë garanca OKB i ka me Rezoluten 1244 të miratuar në këtë institucion ndërkombëtar, e që edhe tani është valide, dhe po u shkelen ato parime të kësaj Rezolute, dihet mirë se çfarë e pret Serbinë në të ardhmen, si dhe me këtë shkelje të kësaj Rezolute, Serbia e rrezikon pavarësinë e saj, dhe shtrohet pyetja se a do të egzistojë më në të ardhmen si shtet”, thotë Tërnava.

Prandaj, sipas tij, thirrjet serbe për luftëra të reja me Kosovën nuk na rrezikojnë neve, pasi që, qëllimi i politikanëve serbë, sipas tij, është që ta bindin popullin serb se po bëjnë çmos që ta kthejnë Kosovën në kufijt e tyre.

“Andaj politikanët serbë po i drejtohet popullit të saj që ta frikësoj për të mbetur në pushtet, dhe nëse duan luftë atëherë djemtë e tyre duhet të mobilizohen dhe të luftojnë, jo vetëm me ushtrinë dhe Policinë e Kosovës por edhe me NATO-n sikurse në vitin 1999, ku nga ai luftim e humbën Kosovën. Andaj edhe shtrohet pyetja se a janë të gatshëm të luftojnë me ushtrinë moderne të Kosovës dhe NATO-n, pasi akoma e kanë të freskët luftën e fundit dhe bombardimet e NATO-s kundër Serbisë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat