“Duhen liderë të fortë për të nënshkruar vendime”/ Shahu tregon se çka fshihet pas deklaratës së Kurtit për bashkimin kombëtar me referendum

Politika

“Duhen liderë të fortë për të nënshkruar vendime”/ Shahu tregon se çka fshihet pas deklaratës së Kurtit për bashkimin kombëtar me referendum

Nga: M.L. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 22:59
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi demokratik për bashkim me Shqipërinë.

Megjithatë, Kurti ka thënë se kjo nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati, dhe se në ndonjë mandat të ardhshëm nuk do ta përjashtonte mundësinë për bashkim.

Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam zgjedhur kryeministër për të luftuar korrupsionin për të hapur vende pune për të rinjtë dhe gratë. Por në të ardhmen nuk do ta përjashtoja. Sidoqoftë për stabilitet në rajon më e mira do të ishte nëse gjashtë vendet e Ballkanit të hynin në BE. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë, ka thënë Kurti.

Sidoqoftë, i pyetur se si do të votonte në ndonjë referendum të mundshëm për bashkim, ai tha se do të votonte për po, vetëm nëse prezantimi i referendumit vjen në formë demokratike.

Tema e bashkimit kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për një kohë të gjatë ishte një diskurs me të cilin identifikohej Lëvizja Vetëvendosje, derisa erdhi në pushtet.

Image
Rexhep Shahu

Publicisti Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar deklararën e kryeministrit Kurti që me anë të referendumit demokratik të bëhet bashkimi kombëtar.

Shahu ka thënë se bashkimi kombëtar është çështja më e përfolur, me e përdhosur me e abuzuar dhe shpërdoruara në punët shqiptare.

“Kryeministri Albin Kurti me deklaratën e radhës për bashkim kombëtar të shqiptarëve hodhi edhe një herë kashte në grazhdin e atyre që i besojnë dhe e marrin seriozisht kur ai flet për bashkim kombëtar. Hodhi shashkën e radhës, por njerëzit e dinë se që kur ai u bë kryeministër herën e parë hoqi dorë nga parulla vetëvendosje dhe prani se bota është negociatë dhe jo vetëvendosje kur nuk ke asgjë në dorë për të vendosë vetë. Bashkimi kombëtar është çështja më e përfolur, me e përdhosur me e abuzuar dhe shpërdoruara në punët shqiptare. Lloj lloj deliranti e ka shaluar këtë çështje dhe ka bere biznes ose politikë si Kurti ose biznes me shumë para nga të tjerë”, u shpreh Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, bashkimi kombëtar i shqiptareve as ka qenë as është në dorë të shqiptarëve.

“Kufijtë e kompozimin e shteteve as nuk i kanë vu as nuk do ti vend kurrë shqiptarët, kufijtë i vendosin fuqitë e mëdha, e bashkimi i shqiptareve mund të ndodhë pasi Kosova të hyjë në OKB, pasi te duan e të vendosin fuqitë e mëdha me ne krye Amerikën, dhe pasi të bëhen referendume nga qytetarët për po ose jo, në Shqipëri e në Kosovë. E kur të vijë kjo kohë Albin Kurti e unë që po shkruaj do të jemi harrue dhe vështirë që e majta e pushtetit në Tiranë ta pranojë ndonjëherë bashkimin pa i siguruar pushtet Albini e përdorë këtë deklaratë, siç edhe Edi Rama për të bërë presion ndaj Evropës që nuk po hap dyert për shqiptarët”, shprehet Shahu.

Ai shton se Amerika që krijoi me luftë të armatosur dhe shtet të dytë shqiptar me Kosovën nuk e han presionin e Kurtit as Rames.

“Tani që duket Amerika nuk ka kohë të merret me gjatë me Kosovën, kërkon mbyllje të dialogut me serbët. Meqenëse nuk preken kufijtë, do krijohet asociacioni i komunave serbe siç e ka miratuar parlamenti i Kosovës dhe siç e ka lënë në fuqi gjykata kushtetuese e saj. Nuk ka duket tolerancë më tej”, nënvizon ai.

Shahu thekson se Asociacioni do të krijohet dhe se ai është institucion brenda shtetit të Kosovës.

Nuk është Serbi në Kosovë pasi vitaliteti i shqiptareve mbyt çdo tentativë serbe pasi shqiptarët nën sundim një shekullor serb u rriten falë vitalitetit të tyre.

Kurti e kushdo qoftë duhet ta mbyllin çështjen e dialogut që të hiqet presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës refuzuese e për pasojë të pushojë rritja e antipatise së miqve ndaj Kosovës. Asociacioni nuk e rrezikon as e lëndon shtetin e Kosovës sepse është nën shtetin e Kosovës”, potencon Rexhep Shahu.

Ndaj, sipas tij deklarata e Kurtit për bashkim është deklaratë frike prej presionit për ta miratuar Asociacionin e për ta mbyllë përfundimisht dialogun me Serbinë me njohje reciproke.

Duhen liderë të fortë për të nënshkruar vendime.

“Kosova u çlirua e pavarësua, çdo vendim tani është i lehtë dhe nuk ka ose shtiret askush sikur po ia mban gjallë shpirtin Kosovës. Nëse Kosova nuk e ka jetën në dorë të ndonjë lideri”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat