Kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi?

Politika

Kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi?

Nga: A.Z Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 15:05
Kurti dhe Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të përfundojë brenda një afati të caktuar, që sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi përputhet me mandatin e kryeministrit, Albin Kurti.

Por, një profesor universitar në Prishtinë dyshon se mund të ketë një marrëveshje në heshtje për finalizimin e dialogut nga të gjitha palët, përfshirë edhe Amerikën.

Profesori universitar Dorajet Imeri dyshon se mund të ketë një marrëveshje në heshtje për fianlizimin e dialogut nga të gjitha palët përfshirë edhe Amerikën.

“Duket se ka një marrëveshje, pasi nuk është vetëm Qeveria e Kosovës që thotë se duhet të afatizohet periudha e negocimit. E kanë përmendur edhe përfaqësuesit amerikan se gjatë mandatit të Qeverisë Kurti duhet të përmbyllen bisedimet me Serbinë. Konsideroj se mund të ketë një marrëveshje për atë se si duhet të operojmë me kohën në raport me përmbylljen e bisedimeve me Serbinë”, deklaroi Dorajet Imeri.

Ai thotë se megjithatë në këtë proces Kosovën po e penalizon zotimi i marrë më parë për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Kosova do të duhet një dijë t’i përdorë armët e saj të forta. Por që pozitën nuk e ka të favorshme në raport me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Prandaj themi se ka njëfarë kompleksiteti në atë se kush çfarë përfaqëson”, deklaroi Imeri.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka deklaruar se një marrëveshje e tillë duhet ratifikuar në Kuvend, sepse nuk mundet të jetë krejt e heshtur dhe pa transparence.

Këtë deklaratë, Burjani e konsideron si fjalë të gjuajtur, sepse sipas tij, tinxa ka mundur të punoj edhe Thaçi, por e ka bërë debat në Kosovë.

“Në heshtje nuk mund të ketë, dihet mirë se palët një marrëveshje të tillë duhet të ratifikojn në Kuvend. Marrëveshje tinxa si thuhet në gjuhë popullore gjithmonë mund të ketë se është e logjikshme se palët mund të bëjnë diçka konfidenciale, që zbatohet hap pas hapi. Por, krejt heshtur e pa transparencë nuk munden, sepse janë kuvent e këtyre shteteve. Partitë politike që kërkojn llogari, pra është disi si fjalë veç e gjujtne dhe logjike se mund të ketë marrëveshje të tille. Transparenca, llogaridhënia janë parimi kresor në këtë segment, edhe Thaçi ka mundur me punu tinxa, por këtë e ka bërë hapur si debat në Kosovë, për shkëmbime territorial ai ka hap debat edhe në bashkësin ndërkombëtare edhe pse ky proces ka dështuar”, theksoi Burjani.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat