Dëshmitë tronditëse! Paralajmëruan zbulimin e vrasësit të Tahir Zemajt, por vriten gjatë një prite Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj

Politika

Dëshmitë tronditëse! Paralajmëruan zbulimin e vrasësit të Tahir Zemajt, por vriten gjatë një prite Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 24 nëntor 2021 Në ora: 08:07
Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj

Ishte 24 nëntori i vitit 2003, kur në pabesi, sikurse në shumë raste të tjera, u vranë dy policët e Kosovës, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj.

Sot bëhen 18 vjet që nga vrasja e dy ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Haklajt dhe Sebahate Tolajt, luftëtarë të dalluar në Betejën e Koshares.

Dy policët u vranë pasi ishin gati të zbulojnë një nga atentatet më të rënda, i cili kishte tronditur opinionin shqiptar.

Ata po hetonin vrasjen e trefishtë të vitit 2003, atentatin ndaj kolonelit Tahir Zemaj, ku mbet i vdekur ai, biri i tij Enisi dhe kushëriri Hasan Zemaj, zyrtar i LDK-së.

Por, Isuf Haklaj e Sebehate Tolaj, nuk arritën që ta kryenin deri në fund hetimin që kishin nisur, pasi u vranë nga dora gjakatare shqiptare!

Isuf Haklaj e Sebahate Tolaj, kishin arritur që në rastin e kolonelit Tahir Zemajt ta ngushtonin rrethin e të dyshuarve në vetëm dy persona.

Ky rezultat dyshohet të jetë arsyeja e vrasjes së tyre, duke e këputur hetimin, që të mos arrinin ta çonin deri në fund zbulimin e vrasjes së kolonelit.

Ndonëse, njëri nga atentatorët tashmë është i burgosur me 27 vite burg lidhur me këtë rast, ende nuk dihen se kush ishin urdhërdhënësit dhe organizatorët e vrasjes.

Në anën tjetër, Prokuroria e shtetit si për shumë raste të vrasjeve politike, të cilat kanë ndodhur pasluftës nuk kanë dhënë asnjë version se deri ku kanë arritur hetimet lidhur me këtë rast, pavarësisht se familjarët e dy policëve kanë deklaruar se ka edhe persona të tjerë të involvuar në këtë rast.

Telefonata e fundit e Isufit

Për vrasjen e dy hetuesve të Kosovës, ka folur edhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili e kishte tezak policin Isuf Haklajn.

Image
Bajram Gecaj

Ai thotë se kjo vrasje ishte politike pasi policët Haklaj e Tolaj po i hetonin disa vrasje përfshirë edhe ato politike.

Vrasja e Isuf Haklajt dhe Sebahate Tolajt ishte një vrasje e pastër politike. Ishin vrarë sepse, në kuadër të obligimeve të tyre të profesionit, po hetonin vrasjet, përfshirë edhe ato politike”, shprehet Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Gecaj tregon edhe për telefonatën e fundit që kishte me Isufin, i cili i kishte thënë atij se e kishte afruar zbulimin e vrasësit të Tahir
Zemajt.

Diku 10 ditë para vrasjes, tezaku im, Isuf Haklaj, më telefonon dhe më thotë se e kishte afruar zbulimin e vrasësit të Tahir Zemajt në tre persona dhe se njëri nga këta tre ishte qind për qind vrasësi. I duhej edhe pak hetim dhe analizë ta identifikonte njërin nga këta tre persona si vrasës. Unë i thashë se ky nuk ishte muhabet për telefon
dhe e ftova për kafe në Prishtinë ta bisedojmë të njëjtën. Më tha se do të vinte ta kalonim një natë në shtëpinë time dhe do të bisedojmë edhe për shumë gjëra të tjera. Kjo ishte hera e fundit që bisedova me tezakun
”, tregon Gecaj.

Gecaj i bënë ftesë Prokurorisë që të merret me këtë rast dhe me 102 raste të tjera të vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Unë edhe një herë i bëj ftesë publike prokurorisë të merret me rastin më seriozisht, pasi që tezaku im ka qenë profesionist dhe besoj se i ka lënë gjurmët e hetimit të tij të dokumentuara. Edhe pse një person është dënuar për vrasjen e tij dhe të Sebahates, unë jam i bindur se urdhërdhënësit shëtisin të lirë pa u “hyrë therrë në këmbë”. Pa ndriqimin e plotë të këtij, dhe 102 rasteve të tjera të vrasjeve politike, shoqëria jonë asnjëherë nuk do të mund të jetë plotësisht e drejtë dhe demokratike”, përfundon Bajram Gecaj.

Paralajmërimi i Sebahate Tolajt për vrasësit e Tahir Zemajt

Për këtë vrasje është deklaruar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

Edhe Miftari thotë se vrasja e tyre është e lidhur me vrasjen e Tahir Zemajt.

Sebahate Tolaj dhe Iusuf Haklaj, dy ish-ushtarë të UÇK-së, pas luftës kanë punuar në Policinë e Kosovës në hetuesinë rajonale në Pejë. Vrasja e tyre ka lidhje me vrasjen e Tahir Zemajt, pasi hetuesit e kishin gjurmuar këtë vrasje të trefishtë, por si duket Sebahate Tolaj nënvlerëson rrezikun dhe në një rast deklaron në publik se janë çështje ditësh kur do të arrestohen vrasësit dhe urdhërdhënësit e Tahir Zemajt”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari tregon edhe mënyrën se si janë vra në një pritë të organizuar.

Vrasës të armatosur me AK 47, ia kanë zënë pritën veturës së Policisë të Kosovës dhe e bëjnë shoshë me plumba ku ishin Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj. Për këtë rast është arerstuar dhe dënuar Bedri Krasniqi, staf i mbrojtjes së afërt të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, Ka edhe vrasje të tjera që i atribuhoen këtij rrethi, të Ramushit. Se a është i implikuar vet Ramush Haradinaj nuk e dimë, pra nuk po du me hamendësu”, shprehet Miftari.

Ai shton se vrasësit në Dukagjin janë super kriminelë.

“Fakti që në Dukagjin kanë ndodhur dhjetëra vrasje dhe nuk janë zbuluar akterët kurrë, kjo do të thotë se vrasësit janë super kriminelë të pagjurmueshëm, ose urdhërdhënësit dhe kriminelët kanë mbështetje të fuqishme politike, institucionale dhe mbështetje të madhe financiare. Dihet se tri grupe të ekzekutorëve ishin, Grupi i Llapit, ai i Drenicës dhe Dukagjinit. Gjithashtu dihet se kush kanë qenë anëtarët e këtyre grupacioneve parapolitike. Aty ku nuk hapte rrugë politika, hapnin rrugë AK 47, pra rrugën politike dhe të biznesit e hapnin kallashnikovët”, thekson tutje Miftari.

Miftari thekson se për t’u zbuluar këto grupacione nuk ka qenë shumë e vështirë, por kurrë deri sot nuk ka pas vullnet drejtësia dhe prokuroria si dhe as guxim politik e institucional për t’i zbardhur këto vrasje.

Edhe pse janë vra disa nga vrasësit e këtyre grupeve, shumcia e akterëve janë gjallë, por edhe bashkëpuntorët e tyre mbi 80% janë të gjallë. Sidomos janë gjallë urdhërdhënësit e tyre, urdhërdhënësit e vrasjeve që vijnë nga politika dhe biznesi, pasi që politika dhe bizneset janë në të igrup, janë të njëjtit dhe kanë të njëjtin interes”, përfundon Naim Miftari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat