Mos aplikimi i Kosovës në INTERPOL, vjen një kërkesë për ministrin Xhelal Sveçla

Politika

Mos aplikimi i Kosovës në INTERPOL, vjen një kërkesë për ministrin Xhelal Sveçla

Nga: A.Z Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:02
Xhelal Sveçla

Ashtu siç pati deklaruar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një intervistë për media, Kosova nuk aplikoi as këtë vit për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të sigurisë Interpol.

Kjo pasi sipas Sveçlës, po punohet që vitin e ardhshëm anëtarësimi të jetë i sigurt.

Por, ishte ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, që tha se ishte Serbia që i pamundësoi Kosovës anëtarësim për herë të tretë në Interpol.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova është më mirë të pres që të antarësohet sigurt.

Ai shtoi se Serbia është armike e Kosovës, madje si e tillë do të jetë gjithmonë, ndërsa INTERPOL-i është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Sipas Mehmetit, që të bëhemi pjesë e INTERPOL-it, Serbia duhet të ndiqet nga Kosova me çdo kusht.

“Në mes të deklaratës të minsitrit Sveçla dhe ministrit serb Vulin, jam i prirur t'i besoj z.Sveçla. Në këtë kuptim, Kosova është më mirë të pres edhe një dosje dy vjet dhe të antarësohet sigurt, se sa të aplikojë dhe të dështojë. Edhe aplikimi duhet të jetë i përgaditur mirë në mënyrë që mos të dështojë. Serbia asnjëherë nuk është ndalur nga përpjekjet e saj për ta penalizuar Kosovën në çdo nisme të saj, kjo është fytyra e vërtetë e saj. Serbia, është armike e Kosovës dhe si e tillë do të jetë. INTERPOL-i është shumë me rëndësi për Kosovën, ajo duhet me çdo kusht që të ndiqet nga Kosova, në mënyrë që të bëhemi pjesë e saj. Minsitri Sveçla duhet të tregojë cilat janë përgatitjet, ku e mbeshtet ai besimin, në mënyrë që fjalët e tij mos të mbesin vetëm retorikë boshe”, potencoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat