Akuzat e Deliut më të rënda se të Jankullovskës, ndoshta nuk do ta ketë të njëjtin fat!

Politika

Akuzat e Deliut më të rënda se të Jankullovskës, ndoshta nuk do ta ketë të njëjtin fat!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 25 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Blerta Deliu-Kodra

Jehona e përplasjes në Kuvend të Kosovës ndërmjet deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra, dhe ministres së Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, vazhdon të krijojë emocione dhe kritika.

Një nga krahasimet që është bërë së fundi, vjen nga një komentues i zhvillimeve, i cili mendon se akuzat e deputetes së PDK-së, janë më të ashpra se të Gordana Jankullovskës, Ministres së Punëve të Brendshme, e cila udhëhoqi sulmin ndaj djemve të Kumanovës.

Më në fund ajo vetë përfundoi në të njëjtin burg me të arrestuarit në atë rast, që vazhdojnë të vuajnë dënimin 8 shekullor, në Idrizovë, burgun më famëkeq në Maqedoni e në rajon mbase.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar në seancën e javës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, se kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

Deliu e pyeti Haxhiun se si takohet me homologët e saj, kur, siç tha, në CV i shkruan që “e ka të arrestuar kunatin për terrorizëm në Maqedoni”.

Deputetja pas një vale reagimesh të mëdha u tërhoq nga qëndrimi, por ajo nuk po justifikohet ende nga të tjerët.

“Pse u shpreh Deliu në këtë formë?”

Image
Gani Qarri

Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se deklarata e Deliut u cilësua edhe më e rëndë se deklarata e Jankullovskës, e cila këta djem i quante terroristë.

Madje sipas Qarrit, kjo deklaratë ishte tepër e rëndë, saqë nuk mund ta pastroj as kërkim falja publike e saj.

“Deklarata e pazakontë e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka kunatin terrorist, jo vetëm që shokoi mbarë opinionin shqiptar, por u cilësua edhe më e rëndë se vet cilësimi i ish-ministres së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, anti-shqiptares së përbetuar Gordana Jankullovska, e cila i quante këta djem terroristë, edhe pse për këto akuza, sot e kësaj dite, nuk janë gjetur argumente. Madje duke pasur parasysh faktin se personat e përfshirë në rastin e Kumanovës, janë tradhtuar dhe futur me mashtrim në kurth, duke i keqpërdorur kinse për veprime patriotike me synim lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve nën FYROM, si dhe realizimin e ëndrrës për bashkim kombëtar, deklarata e saj ishte tepër e rëndë, të cilën nuk mund lajë e pastrojë më, as kërkim falja publike e saj”, tha ai.

Tutje veprimin e Deliut e vlerëson si shkelje ligjore, andaj edhe duhet ta argumentoj me fakte deklaratën e saj, ose të vendoset para drejtësisë.

Qarri shtoi se përveç kësaj, “Komandanti Malisheva”, e ka pranuar publikisht, se partitë në krye me Thaçin e dërguan në Kumanovë me mashtrim, dhe në emër të ndihmës për bashkëkombësit atje.

“Për aq më keq, shqiptarët që u sakrifikuan në Kumanovë, jo vetëm që nuk guxojnë të akuzohen nga asnjë politikan i Kosovës, si terroristë, por me akuza të tilla të pabaza, deputetja Deliu, bënë vepër penale dhe shkel të drejtat e njeriut, përderisa asnjëri prej tyre, nuk është vërtetuar se kishte të bënte me terrorizëm, ndaj akuzën për terrorizëm, ajo duhet ta argumentojë me fakte, për ta bindur opinionin me ato që pretendon, ose duhet të vendoset para drejtësisë. Në fakt një pjesë e pjesëmarrësve në rastin e Kumanovës, vërtetë janë dënuar me burgim të përjetshëm, por jo si terrorist, madje edhe vet Muhamet Krasniqin (komandant Malisheva) e pranon publikisht, se nga partitë e inkriminuara, me Hashim Thaçin në krye bashkë me anëtarët e tjerë të grupit, u dërguan në Kumanovë me mashtrim, në emër të ndihmës për bashkëkombësit tanë atje, që asokohe i shtypte pa asnjë mëshirë ish kryeministri anti-shqiptar sllavo-maqedonas Nikolla Gruevski, i cili ka vite që ka ikur edhe vet në Hungari”, shtoi Qarri.

Deliu duhet t’i drejtohet me akuza Thaçit dhe Ahmetit

Më tej ka thënë se Deliu me këtë deklaratë është dashur t’i drejtohej Thaçit dhe Ahmetit, sepse sipas Qarrit, këta ishin strumbullari i gjithë kësaj tradhtie.

Sipas tij, ajo u shpreh në këtë formë, sepse mundohet që t’ia lehtësoj barrën e akuzave që rëndojnë mbi Thaçin.

Madje, deri më tani, Qarri thekson se askush përveç Deliut dhe FYROM-it nuk e kanë akuzuar Muhamet Krasniqin, si dhe anëtarët e Kumanovës për terrorizëm.

“Kështu që duke ditur faktin se pas sakrifikimit të tyre, tash e 6 vite përflitet hapur, se qëndrojnë vet Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti me shokë, të cilët edhe ishin strumbullari i gjithë kësaj kurthe dhe tradhtie të trishtë. Blerta Deliu e ka gabuar shumë keq adresën, në vend se me akuza të tilla, tu drejtohej Hashim Thaçit dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilët inskenuan këtë akt dhe futën në kurth këta djem, duke i bërë mish për top, pa fajin e tyre. Prandaj deputetja Deliu e motivuar që t`ia ndërroj qëllimisht, kahen krimit dhe kriminelëve të vërtetë, për t`ia lehtësuar sado pak barrën e akuzave që rëndojnë mbi ish kryetarin e saj, Hashim Thaçi- është shprehur në këtë formë kaq banale, kur jo vetëm që ende nuk dihet saktësisht, nëse ato janë të vërteta, por dhe asnjë shtet tjetër përveç FYROM-it, dhe Blerta Deliut, deri më tani, nuk kanë akuzuar Muhamet Krasniqin dhe anëtarët e tjerë të grupit të Kumanovës, një pjesë e të cilëve, janë vrarë nga sllavo-maqedonasit edhe pas dorëzimit, se në Kumanovë, ata kishin shkuar me motiv terrorist”, ka përfunduar Qarri.

“Tematikë e hiperbolizuar”

Image
Leon Duhanaj

Ndërsa Leon Duhanaj, mendon ndryshe, duke theksuar se tematika rreth debatit është hiperbolizuar për qëllime politike.

“Tematika rreth debatit në Kuvend, për mendimin tim, është hiperbolizuar për qëllime të politikës së brendshme nga Vetëvendosja. Në radhë të parë ishte znj. Albulena Haxhiu e cila e filloi debatin duke akuzuar e abuzuar me emra familjarisht. Deputetja znj. Blerta Deliu, thjesht ia ka përmendur se i njëjti është i akuzuar për terrorizëm, tha ai.

Tutje potencoi se në rastin e Kumanovës nuk ka vend për mburrje sa i përket aksionit në fjalë.

Duhanaj shton se ata ishin viktimë e manipulimeve, si dhe për fat të keq mënyra e organizimit nuk ishte në linjë me interesat kombëtare.

“Për sa i përket rastit të Kumanovës, edhe përkundër faktit të dhembshurisë së madhe kombëtare për këtë grup, nuk është që ka vend për mburrje për sa i përket aksionit në fjalë. Ata ranë viktimë e manipulimeve të agjenturave të huaja dhe për fat të keq, aksioni dhe mënyra e organizimit, nuk ishte në linjë me interesat kombëtare dhe u shfrytëzua për propagandë antishqiptare”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat