“Mustafa e harroi LDK-në”

Politika

“Mustafa e harroi LDK-në”

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Isa Mustafa

Edhe pse ka disa muaj që nuk është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të merr kritika për punën e tij.

Gjithashtu, ai vazhdon të kritikohet edhe për bashkëpunimin e tij më Partinë Demokratike të Kosovës, më të cilën ishte edhe në koalicion.

Përveç kritikave ndaj Mustafës, profesori Binak Maxharraj ka folur edhe për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin i cili gjendet në Hagë.

Ai ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, të cilën e proklamoi Thaçi.

“Përfshirja Hashim Thaçit në aferat e ndryshme pro ruse-serbe për ndarjen e Kosovës e cila nuk u realizua falë Zotit, Angela Merkelit dhe arrestimit të tij të koordinuar. U heqë qafe Hashim Thaçi për këtë tradhti që po ia përgatiste vendit, e cila bëhej në pajtueshmëri të plotë me disa figura si Baltoni, Palmeri dhe Grenell, si proserb dhe miq të Serbisë.

Pastaj, Thaçi dhe Mustafa nuk u ndalën me kaq ata me nënshkrimin e Marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, nder të cilat Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin e nënshkroi se pari, Hashim Thaçi me 2013,kurse të dytën me kompetenca ekzekutive Isa Mustafa më 2015 të cilën Gjykata kushtetuese e rrëzoi në 25 nene të saj, sepse cenonte sovranitetin dhe integritetin e shtetit.

Të gjitha këto afera dhe skandale e rënduan shumë situatën politike në vend, por edhe arrestimi i kreut të PDK, Veselit, por edhe skandalet e brendshme në LDK, ku Isa Mustafa ia ktheu shpinën për dhjetë vite LDK-së duke u bërë patericë e PDK. Duke bërë lidhje dhe pazare te pista, duke shkaktuar përplasje të brendshmen të krerëve të LDK-së sidomos me Vjosa Osmanin e cila me ngulim i mbronte parimet dhe qëndrimet e LDK-së, ndaj Isa Mustafes i cili për hire të Thaçit dhe interesave të tij klanore gati se e ”harroi” LDK”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat