U duartrokit nga deputetët serbë/ Analisti nga Amerika kritikon Ramën: Po e vazhdon rrugën e Hoxhës e Nanos!

Politika

U duartrokit nga deputetët serbë/ Analisti nga Amerika kritikon Ramën: Po e vazhdon rrugën e Hoxhës e Nanos!

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:53
Edi Rama

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se nisma “Ballkani i Hapur”, nuk mund të ketë sukses, nëse pjesë e saj nuk janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati në parlamentin serb me temën “Ballkani i Hapur - Rruga drejt qëndrueshmërisë, bashkëpunimit dhe përparimit në rajon".

Pjesë e këtij deabti ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili u lidh virtualisht në debat, tha se nuk u takon anëtarëve të nismës të bindin këdo qoftë që ‘Ballkani i Hapur’ është vërtet i hapur.

Edhe profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh se rajoni nuk mund të zhvillohet me projekte si “Ballkani i Hapur”, pasi ka shumë çështje politike të pazgjidhura mes shteteve.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Nuk mund të shkoi Ballkani përpara me projekte si ”Ballkani i Hapur” me dy tri mini-shtete të vogëla. Si mund të shkoi Ballkani përpara pa u zgjidhur së pari çështjet politike, si mund të ecë Ballkani Perëndimor pëpara me kërcënime lufte, e barriera tregtare dhe doganore, si mund të ketë të tilla iniciativa, kur për shkak të situatës politike dhe kërcënimeve me luftë nga ana e Serbisë që ia bënë Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit te Zi. Gjithashtu, nuk ka as lëvizjë të lirë të njerëzve, ku në të shumtën e rasteve njerëzit hezitojnë të kalojnë kufirin nga frika e arrestimeve nga Serbia”, deklaroi ai.

Mirëpo, Maxharraj shtroi disa pytje të cilat ndërlidhen me kryeministrin Rama dhe afërsinë e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndër të tjera, ai tha se si është që Rama t’i injoroi dhe përjashtoi totalisht vëllezërit e vetë shqiptar në Kosovë, dhe të bëhet më tepër vëlla me Vuçiqin!

“Por, shtrohet si çështje në vete si është e mundur që kryeministri Edi Rama të jetë në nivel aq të ultë kombëtar dhe intelektual e deri në tradhti kombëtare të afrohet aq shumë me Serbinë? Si është e mundur që Edi Rama t’i injoroi dhe përjashtoi totalisht vëllezërit e vetë shqiptar në Kosovë, dhe të bëhet më tepër vëlla me Vuçiqin! Bile kishte edhe sjellje sadiste të injorimit të liderve kosovar për shkak të çetnikut Vuçiq! Ku janë interesat e Edi Ramës në këtë drejtim, a është debil në shpirt, tradhtar apo serbët e konsiderojnë si një copë të shitur te ta. Apo është kjo një traditë e vetë shqiptarëve që kur është në pyetje pushteti i tyre personal janë në gjendje ta shkelin edhe popullin e vet, ta vrajnë e ta gjymtojnë”, nënvizoi profesori.

Në vazhdim, ai bëri disa krahasime të politikave të Ramës me diktatorin enver Hoxha dhe ish-presidentin Fatos Nanon.

Madje, profesori tha se Rama mori mësim nga politikat e të lartpërmendurve, ku në vitet e fundit është në shërbim të interesave të Serbisë.

“Kështu kishte vepruar edhe vetë dikatatori Enver Hoxha që për luftën e vetë për pushte, lidhi kumari me serbët, si me Miladinin, Mugoshën e të tjerë, i cili luftën e vetë e drejtoi më fuqishëm kundër Ballit Kombëtar dhe Abas Kupit. Kështu veproi edhe Fatos Nano i cili në Kretë u takua, u përqafua me santrapin Millosheviq, ku mes tjerash tha se çdo rrugë e ardhshme e Kosovës duhet të kalojë nëpër Beograd, etj.

A mos vallë mori mësim edhe Edi Rama të vazhdoi rrugën e tyre i cili për këto dhjetë vitet e fundit është totalisht në shërbim të interesave të Serbisë duke i injoruar, anashkaluar ato të Kosovës të cilën gjë po e tregon edhe sot e kësaj dite duke i dalë në ndihmë interesave hegjemoniste të Serbisë duke iu hap rrugë deri te portet detare”, shpjegoi Maxharraj.

Më tej, profesori nga Amerika tha se projekti i “Ballkanit të Hapur”, të cilin po e përkrah Rama, ka për qëllim formimin e Jugosllavisë së re dhe sfidimin e Procesit të Berlinit.

“Kjo iniciativë që po e përkrah fuqishëm Edi Rama ka për qëllim projektet serbo-sllave për formimin e një Jugosllavie të re, ku do të dominonte hegjemonizmi serb. Pra, iniciativat e tilla, që fatkeqësisht po i përkrah edhe Edi Rama e dëmtojnë fortë orientimet euroatlantike për çfarë nuk kanë përkrahje as nga BE, e sidomos nga Gjrmania, sepse “Ballkani i Hapur” e sfidon Procesin e Berlinit. Por, fuqimisht kundër “Ballkanit te Hapur” është edhe Kosova e cila me kryetaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti e përjashtojnë çdo mundësi që t’i bashkohen këtij projekti serbo-sllav të inicuar nga Vuçiq e të përkrahur fortë nga Edi Rama”, potencoi ai.

Ndër të tjera, Maxharraj vlerësoi se ky projekt serbo-sllav ka dështuar, duke e përmendur faktin se edhe diplomati amerikan, Gabriel Escobar tha se ky projekt nuk do të funksionojë.

“Por, të dështuar këtë projekt serbo-sllav po e quan edhe Amerika. Këtë më së miri e dëshmoi edhe Gabriel Escobar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor i cili në Konferencën online për “Ballkanin e Hapur” të mbajtur në Kuvendin e Serbisë më 24 tetor 2021 theksoi haptas se “nëse në iniciativën e “Ballkanit të Hapur” nuk përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor është një projekt i dështuar që nuk do të funksionojë”.

Pra, në këtë konferencë të mbajtur në Kuvendin e Serbisë për “Ballkanin e Hapur” u vërejt një simbolikë e çuditshme, derisa Gabriel Escobar e hidhte poshtë funksionimin e “Ballkanit të Hapur” nga ana tjetër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama po i duartrokisnin deputetët serbë për përkrahjen e fuqishme që ky santrap, idiot, tradhtar po i jepte “Ballkanit të Hapur””, tha profesori.

Në fund, ai tha se përveç “Ballkanit të Hapur”, Serbia po synon që ta fillojë një ‘luftë’ të re me Kosovën, përmes formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ku tha se, Thaçi dhe Mustafa ia la këtë ‘kopil’ (asociacionin) para derës kryeministrit Kurti.
 

“Ja deri ku shkon çmenduria shqiptare me Edi Ramën në krye, derisa Amerika e refuzon këtë iniciativë këtij i duartrokisnin deputetët serbë në Parlamentin e Serbisë. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, kur më vëlla e ka shkaun se sa shqiptarin. Një ditë ky do ta kuptojë këtë, mbase do jetë tëpër vonë.

Megjithatë, Serbia e ka hapur edhe një shteg tjeter në luftë me Kosovën, mbase luftën e fundit që do ta humbë. Është fjala për Asociacionin nje etnik të komunave serbe të cilin e nënshkruan kuislingët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa më 2013 dhe 2015, me kompetenca ekzekutive të cilin e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese me 23 nene antikushtetuese. Ky është ai kopili që Thaçi dhe Mustafa ia lanë te dera e kryeministrisë Albin Kurtit, i cili me asnjë kusht dhe presion ndërkombëtar nuk do ta pranojë, sepse ky Asociacion siç e kanë nënshkruar finokët Thaçi dhe Mustafa, cenon sovraniteti dhe integritetin territorial te Kosovës, që është njësoi sikur projekti i ndarjes së Kosovës”, përmbylli Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat