Historia që nuk u përmend shpesh/ Në këtë qytet shqiptar ishte planifikuar të shpallej Pavarësia

Politika

Historia që nuk u përmend shpesh/ Në këtë qytet shqiptar ishte planifikuar të shpallej Pavarësia

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 23:13
Shpallja e pavarësisë

Më 28 nëntor 1912 është Shpallur Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili.

Sot, është shënuar 109 vjetori i ngritjes së flamurit në Vlorë.

Megjithëse, kjo shpallje e Pavarësisë së Shqipërisë kishte qëllim lirinë për të gjithë shqiptarët, një pjesë e madhe e tyre mbetën jashtë territorit të saj.

Profesori nga Maqedonia, Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, tregon se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës kur do të duhej të shpallej Pavarësia në nëntor të 1912-së.

“Argumentet faktike tregojnë se Pavarësia e Shqipërisë u shpall në breg, në skaj apo qosh të detin, në Vlorë, vetë vendi i Pavarësisë së Shqipërisë tregon se ka pasur inate mosmarrëveshjes se në cilin vend e qytet të shpallet Pavarësia, në kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, që ishte e rrezikuar nga serbët, apo në qytetin tjera shqiptare që nuk ishin të rrezikuar as nga serbët e as nga grekët, sikurse që ishte Vlora”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka theksuar se kjo pavarësi ka dalë e dëmshme për shqiptarët që jetonin e jetojnë sot e kësaj dite jashta kufijve të Shqipërisë.

“Si duket kjo Pavarësi e Shqipërisë në Vlorë doli shumë e dëmshme për shqiptarët që jetonin e jetojnë sot e kësaj dite jashta kufijve të Shqipërisë dhe e ka kuptimin e një feste vetëm të shqiptarëve brenda shtetit shqiptar e kurrsesi të popullatës shqiptare të Kosovës, Maqedonisë se Veriut e më gjerë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Pavarësia e Shqipërisë është dashur të shpallej në qytetin e Shkupit të Vilajetit të Kosovës.

“Dhe zogjtë e malit e dinin se Pavarësia e Shqipërisë është dashur të shpallet në qytetin e Shkupit të Vilajetit të Kosovës, mirëpo inatet e nahijeve dhe Vilajeteve e bënë të veten që të anashkalohet Shkupi i Hasan Prishtinës i cili në qershor të 1912 mori Shkupit me ushtri e polici për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë në Shkup, dhe bandat politike të Shqipërisë shpejt e shpejtë e pa pëlqimin e shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës e Manastirit e shpallën Pavarësinë gjysmake në Vlorë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, profesori ka përmendur fakte interesante se çfarë kishte ndodhur në atë kohë dhe tregon se çfarë kishte ndodhur pas shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Këtë ndodhi politike e historike kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë e tregon miku im, Abdylxhemil Bambari, stërnipi i Xhemil Efendiut të Tetovës, ku vëllai i Xhemil Efendi Bambarit, Dedaet Efendi Bambari, gjykatës e më vonë avokat ka qenë njëri ndër figurat më aktive të Pavarësisë së Shqipërisë në Shkup e kurrsesi në Vlorë dhe gjatë ftesës për shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, juristi Dedaet Efendi Bambari nuk ka marrë pjesë dhe ka kundërshtuar rreptësishtë Pavarësinë e Ismail Qemalit në Vlorën e mbrojtur nga vetë shqiptarët dhe se ka qenë për Pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Shkupit të rrezikuar nga serbët, dhe se nuk është pajtuar me shumë patriotë tjerë të Pavarësisë së gjysmuar në Vlorë.

Bile aktivisti i pavarësisë së Shqipërisë, gjykatësi, avokati, anëtari i "Besës" së Stambollit, miku i Ismail Qemalit, Sami e Abdyl Frasherit, Dedaet Efendi Bambari, tregon se deputetin e Perandorisë Osmane në largim, Ismail Qemalin, pasi shpall Pavarësinë në Vlorë, Sulltani i atëhershëm Abdylhamiti që ka përkrahur shqiptarët, jo që e ka qortuar, por edhe i ka ra me shuplakë Ismail Qemalit pse nuk e ka shpallur Pavarësinë në Shkupin e rrezikuar nga serbet, por në Vlorën e sigurt e jo të rrezikuar nga askush”, ka përfunduar Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat