Analisti përmend disa detaje për sulmin në Deçan/Ky shtet sipas tij mund të ketë gisht në ngjarje

Politika

Analisti përmend disa detaje për sulmin në Deçan/Ky shtet sipas tij mund të ketë gisht në ngjarje

Nga: M.H. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 20:58
Foto nga aksidenti

Pas tronditjes që Kosova mori nga të shtënat në autobusin që gjendej në Deçan, mundësia që mund të ishte një sulm terrorist nuk përjashtohet.

Një gjë të tillë dy ditë më parë e ka paralajmëruar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë.

Të dhënat e publikuara për Kosovë, bëjnë të ditur që qytetarët duhet të kenë kujdes në lëvizjen e tyre pasi mund të ketë sulme potenciale nga grupe terroriste, përcjell “Bota sot”.

Grupet terroriste vazhdojnë të komplotojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendndodhje turistike, qendra transporti, tregje/qendër tregtare, objekte të qeverisjes vendore, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive dhe kulturore, institucione arsimore, aeroporte dhe të tjera hapësira publike”, thuhet në udhëzimet e publikuara.

Në lidhje me këtë ngjarje në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi, i cili u shpreh se paralajmërimet e DASH duhet të merren parasyshë nga institucionet e vendit.

Amerikanët i kanë shërbimet e tyre të intelegjencës se mund të vjen deri tek keqësimi i situatës në rajon, shton tutje analisti.

Image
Skënder Mulliqi

Paralajmërimet nga Departamenti Amerikan i Shtetit për sulme të mundshme, sigurisht, se janë të studiuara mirë, me informacione për rrezikun nga sulmet terroriste. Edhe për atë kanë bërë paralajmërime për shtetasit amerikan në Kosovë, që të kanë kujdes të mos frekuentojnë në vende të ndryshme publike dhe veçmas në enklavat serbe. Ngjarjet e fundit të kërcënimeve të politikave ruso-serbe në rajon të shoqëruara edhe më incidente si në Mal të Zi-Cetinje dhe në Kosovë në veri, me luftë, janë tregues të eskalimit të mundshem të situatës. Amerikanët i kanë shërbimet e tyre të intelegjencës se mund të vjen deri tek keqësimi i situatës në rajon. Takimet bukur të shpeshta të fundit të Putinit dhe të Vuçiqit, thuhet se janë përgatitje e tyre për ndonjë blic ndërhyrje ushtarake në veri të Kosovës, për të bërë faktike ndarjen e verit nga jugu i Mitrovicës”, thotë ai.

Mulliqi thotë se sulmi në autobusin i ngjason një sulmi terrorist pasi ende nuk është kapur fajtori dhe ka pasur breshër plumbash.

Edhe dy rastet e fundit të shpërthimit të autobusit të mbushur me shqiptarë në Bullgari , ku humbën jetën 45 shqiptarë në mesin e tyre edhe fëmijë, dhe sulmi tjeter mbi autobusin më udhëtarë në Gllogjan ku u vranë tre persona, flasin se mund të kemi të bëjmë me sulme terroriste, të shërbimeve kriminale serbe. Sulmi në autobusin ku vranë dy nxënës dhe vozitësi i autobusit, dhe mos kapja e personit që shtiu me breshëri plumbash, flet se kemi të bëjmë me një organizim të sofistikuar të stilit terrorist të ikjes nga vendi i ngjarjes. Po të kishte qenë ndonjë motiv tjetër, e që nuk përjashtohet , organet tona më duket mua do ta kishin kapur autorin e kësaj vepre makabre deri më tash”, shprehet analisti.

Në fund, analisti nuk përjashton mundësinë që në këtë sulm është e përfshirë Serbia pasi sipas tij, ajo po mundohet ta vendos Kosovën si vend jo të sigurt.

Institucionet e shtetit të Kosovës, këto paralajmerime të Departamentit Amerikan të Shtetit si ç0do shtet tjetër, duhet marr me seriozitet, në mënyrë të mobilizimit më të madh tash kur i kemi festat e ndryshme të fundvitit. Ka shumë variante të mundshme , por unë mendoj se Serbia , përmes strukturave paralele kriminale dhe shërbimeve të tyre sekrete , të cilat po funksionojnë në enklava , të përgatisin ndonjë skenar për sulme për ta paraqitur Kosovën si vend jo të sigurt, për minoritetin serb, i cili gjoja po rrezikohet. Këso deklarata kemi pasur nga Vuçiqi edhe kur na kërcënojë më trupa ushtarake në veri të vendit. Nuk do të thotë se shërbimet sekrete terroriste serbe nuk kanë mundësi që të veprojnë edhe në brendi të vendit”, përfundoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat