“Bashkim Rifat Jashari e meriton këtë postë ushtarak në FSK”

Politika

“Bashkim Rifat Jashari e meriton këtë postë ushtarak në FSK”

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 19:00
Bashkim Jashari

Bashkim Jashari gjatë ditës së sotme është emëruar komandant i FSK-së, nga Presidentja e Repulikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky emërim erdhi nga dorëheqja që bëri ish-komandanti Rrahman Rama.

Reagimet qenë të mëdha që nga mesdita duke uruar Jasharin për postin.

Në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi, i cili u shpreh që Jashari meriton të ketë këtë pozitë në FSK dhe se posedon të gjitha elementet profesionale të një ushtari profesional.

Përcaktimi i Bashkim Rifat Jasharit në komandant të ri të FSK-së është i qëlluar dhe në kontekst të normave dhe të nevojës të Republikës do të veproj pa shikuar interesat e veta. Bashkim Rifat Jashari vjen nga familja Jasharaj dhe se si i tillë dhe të përvojes që ka krijuar e meriton këtë pozitë në FSK. Ndërsa, sa i përket përformancës në komandimin e kësaj force nuk dihet, mirëpo komandanti e kaloi tërë jetën në FSK dhe këtej i disponon edhe elementet profesionale të një ushtari profesional. Është njeri me përfornancë të qartë shtetërore, atdhetare dhe përmban në vete karakterin e sakrificës së lartë”, u shpreh ai.

Kelmendi më tej thotë që Kosovës i duhet një forcë e aftë për të u mbrojtur dhe Jashari është ai i cili mund ta përgatis vendin për këtë gjë.

Njerëz të ndershëm si Jashari i duhen FSK-së, thotë tutje profesori.

Ai i ka elementet që i duhen një komandanti etj. Këtej, nuk mund të konkludoj më gjerë. Kosova gjendet para vështirësive të mëdha. Republikës i duhet një forcë e aftë për të mbrojtur. Armiqët janë të fortë dhe po armatosen. Serbia po e kërcënon Republikën me luftë. Thojne "se për 6 orë e marrin tërësisht" Kosovën. Këto tregojnë se vendit i duhet një forcë e aftë ushtarake. Pa një ushtri të armatosur nuk mund të ruhet Republika nga shteti serb. 6 orët e Serbisë duhet të bëhen 600 vjet, si dhe reciprociteti, Kosova t’i kthej territoret e pushtuara. Vetëm kështu ecet. Në këtë rrugë FSK-së i nevojiten njerëz të ndershëm, luftarak, atdhetar dhe të përgatitur. Besoj se këto i ka Bashkim Rifat Jashari”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat