Mesazh serioz për BE-në: Kosovës të mos i bëhet trysni të pranojë vet - shkatërrimin

Politika

Mesazh serioz për BE-në: Kosovës të mos i bëhet trysni të pranojë vet - shkatërrimin

Nga: A.Z Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë vizitës në Kosovë, tha se çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen përmes dialogut, por  se sipas tij, kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet e arritura. 

Edhe marrëveshja për Asociacionin, Pahor tha se duhet të respektohet nga Kosova. 

“Çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog. Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet. Ne e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për palën e tretë që nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje… Derisa të mos merreni vesh ndryshe, kjo marrëveshje duhet respektuar. Është e sigurt se gjithmonë duhet t’i kthehemi dialogut”, tha Pahor. 

Qarri: Asociacioni rrezikon rregullimin e brendshëm dhe kërcënon qëndrueshmërinë e shtetit 

Lidhur me këtë, analisti politik Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se se është doktrinë  ligjore ndërkombëtare, e cila rrezikon rregullimin e brendshëm si dhe kërcënon qëndrueshmërinë e shtetit. 

 “Në fakt sa i takon Kosovës, Clausula "Rebus Sic Stantibus", është doktrina e mirënjohur ligjore ndërkombëtare, e cila i mundëson vendit tonë, që një marrëveshje ndërshtetërore, si asociacioni një etnik serb, që bie ndesh me ligjin e Kushtetuën, rrezikon rregullimin e brendshëm dhe kërcënon qëndrueshmërinë e shtetit, mund të shfuqizohet ligjërisht dhe bëhet e pazbatueshme për shkak të rreziqeve që krijon, për qëndrueshmërinë e shtetit. Kurse, sa i takon presidentit slloven Bohut Pahor, ai edhe rreth tri vite më parë, njëjtë siç vepron tani ,gjatë vizitës së tij në Kosovë u është drejtuar me një fjalim edhe vet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me thirrjen që ata ta miratojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, me trumbetimet e rrejshme të përfaqësuesve të BE-së, se kinse pas miratimit, BE do t’i liberalizonte vizat për qytetarët e Kosovës, gjë që, sot e atëherë, nuk ka ndodhur kurrë”, tha ai. 

Tutje, ai ka theksuar se sa i përket dialogut, madje edhe pa kërkuar Pahor, Kosova ka qenë e gatshme gjithmonë për të biseduar për çdo çështje, por sipas Qarrit, nuk duhet t’i bëhet trysni Kosovës. 

“Madje, siç dihet tanimë nga të gjithë qytetarët e Kosovës, marrëveshja për asociacionin një etnik serb, është nënshkruar kundërligjshëm, për interesa të ngushta personale të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nga të cilët nuk janë marrë fare në konsideratë rreziqet që do t’i shkaktonte shtetit tonë të brishtë. Në fakt edhe sa i takon dialogut, pa kërkuar z.Pahor, Kosova nuk i është shmangur asnjëherë dhe ka qenë gjithmonë e gatshme për të biseduar për çdo çështje të rëndësishme, me shpresën për zgjidhjen e tyre përmes bisedimeve, por tani Kosovës nuk duhet ‘ti bëhet përsëri trysni as të insistohet nga askush që të pranojë vet shkatërrimin, përmes bosnjëzimit të saj me krijimin e asociacionit një-etnik serb, përderisa Kosova, nga vet BE, është konstituar si shtet multi-etnik”, shtoi Qarri.

Liberalizimi i vizave nuk u bë 

Më tej, ka potencuar se Pahor edhe për Demarkacionin kishte deklaraur se Kosova nuk kishte rrugë tjetër për të ecur përpara, kështu që edhe BE duke i ditur pasojat që i sjell asociacioni. 

Madje, ai kujtoi se kjo bie ndesh edhe me më shumë se 23 nene të Kushtetutës, madje edhe me problemet që i shkakton ende Serbia, insiston që të bëhet edhe republika “srpska” në Kosovë. 

“Për aq më tepër Pahor edhe me rastin e Demarkacionit deklaronte zëshëm para deputetëve se miratimi nga ata, ishte guxim politik dhe se për Kosovën nuk kishte rrugë tjetër për të ecur përpara, ndërsa përveç humbjes së 8300 hektarëve tokë, edhe pas demarkacionit, Kosova ngeli aty ku ishte dhe jo vetëm që nuk eci për asnjë hap përpara drejt integrimit evropian, po nuk iu dha as liberalizimi i premtuar i vizave nga BE. Kështu që BE, duke e ditur se asociacioni një etnik serb, është plotësisht i kundërligjshëm dhe bie ndesh me mëse 23 nene të Kushtetutës, për çka edhe është hedhur poshtë me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është shumë e habitshme se si ende nuk u ngop me problemet që po i shkakton çdo ditë e më tepër Serbia me "Republika srpska-në" në Bosnjë, por insiston që t’i zgjerojë vatrat e krizës, duke insistuar të ngritët edhe një republikë tjetër "srpska" në Kosovë, për ta futur serish gjithë Ballkanin Perëndimor në flakët e luftës”, tha ai. 

Qarri ka shtuar se duke e pasur parasysh që asociacioni bie në kundërshtim me ligjet, atëher edhe Kosova sikurse vendet tjera, ka të drejtë të bazohet në doktrininë e njohur juridike, “Rebus sic Stantibus”. 

“Prandaj sa i takon asociacionit, Kosova ka dhënë përgjigjen e saj, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pasi që asociacioni një etnik serb, bie në kundërshtim të plotë me ligjet e Kosovës, njëjtë si Mbretëria e Bashkuar dhe vendet tjera evropiane, edhe Kosova me këtë rast, ka të drejtë të bazohet në doktrinën e njohur juridike të të drejtës ndërkombëtare "Rebus Sic Stantibus, e cila i mundëson Kosovës që kjo marrëveshje e cila bie ndesh me ligjet e Kushtetutën e vendit, rrezikon rregullimin e brendshëm dhe kërcënon qëndrueshmërinë e shtetit, të shfuqizohet dhe bëhet e pazbatueshme”, ka shtuar ai. 

Tutje ai u shpreh se para se të insitoojn për asociacioni, Lajçak, Borell, Pahor dhe BE, duhet ta respektojn të drejtën dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës, si dhe shtetësinë e saj, kjo e drejtë e cila nuk mund të mohohet. 

 “Ndaj edhe z. Pahor, Miroslav Lajçak, Josep Borel a cilido përfaqësues tjetër i lartë i BE-së, si dhe vet Bashkimi Evropian, si organizatë integruese, para se të insistojë në asociacione një etnike, në një vend multi-etnik si Kosova, të imponojë me forcë republika të reja serbe dhe bosnjëzimin e Kosovës, duhet ta respektoj të drejtën e Kosovës, për mbrojtjen e rendit e të Kushtetutës së vet, si shtet i pavarur, rregullimin e brendshëm dhe ruajtjen e paprekshmërisë së integritetit territorial dhe të shtetësisë së saj, të vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, qysh më 2010, si organi më i lartë juridik i OKB-së, të drejtë që nuk mund t`ia mohoj, Pahor, Lajçak, Borel dhe askush në botë”, ka përfunduar Gani Qarri. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat