Kush është “kali i Trojës” që po shfrytëzohet nga Serbia

Politika

Kush është “kali i Trojës” që po shfrytëzohet nga Serbia

Nga: A.M. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:13
Aleksandar Vuçiq

Dy ditë më parë u bë e ditur që Ministrave të Qeverisë së Kosovës nuk iu është lejuar që të vizitojnë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Kjo pasi iu refuzua leja nga Qeveria e Serbisë.

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Serbia ta rishqyrtojë vendimin për moslejimin e zhvillimit të vizitës së planifikuar në këto qytete ku jetojnë shqiptarët.

Analisti politik, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo vizitë është refuzuar pa asnjë arsyetim.

“Siç njofton edhe vet ministri Liburn Aliu, atij dhe ministrave Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, kërkesa për ta vizituar Preshevën ,Bujanocin dhe Medvegjën u është refuzuar pa asnjë arsyetim dhe atë vetëm në orën 07 e 13 minuta, të mëngjesit të 27 nëntorit, pra në momentet kur ata faktikisht do duhej ta kishin filluar vizitën në komunat e banuara me shqiptar", ka deklaruar Qarri.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për agjendën të cilën kishin planifikuar ta zhvillonin ministrat e Qverisë së Kosovës.

“Ndaj përderisa kërkesa është bërë me kohë e në mënyrë të rregullt zyrtare, qysh me 24 nëntor dhe është paraqitur edhe agjenda e plotë e vizitës, për datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tri këto komuna, duke cekur në detaje edhe takimet me krerët e subjekteve politike dhe kryetarët e komunave si dhe përfaqësuesit në parlament dhe ata në nivelin lokal, në harmoni me procedurat dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, vendimi i qeverisë së Serbisë, nuk është vetëm refuzim i thjeshtë i  kërkesës për vizitë, por edhe pengim i qëllimshëm publik, për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që i bëhet hapur Kosovës”, ka deklaruar Qarri.

Po ashtu, Qarri ka treguar se kush është kali i Tojës që po shfrytëzohet nga Serbia në këto dekadat e fundit.

“Qëndrimet refuzuese të Serbisë, ndaj vizitave edhe ashtu shumë të rralla, të zyrtarëve shtetëror të Republikës së Kosovës në komunat e banuara me shqiptar si Presheva, Bujanoci e Medvegja, nuk është i mirë as për pakicën serbe, pjesëtarët e të cilës Serbia tash e mbi dy dekada, i përdor si kalë Troje në vendin tonë dhe i ka kthyer publikisht në element të brendshëm antishtetëror në Republikën e Kosovës, gjë që duke pasur parasysh pretendimet territoriale të Serbisë, ndaj shtetit tonë, mund të prodhoj konsekuenca reflektive edhe ndaj tyre”, ka thënë Qarri.

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Serbia ta rishqyrtojë vendimin për moslejimin e zhvillimit të vizitës së planifikuar në këto qytete ku jetojnë shqiptarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat