Analisti tregon se pse Bashkim Jashari është zgjidhja e duhur për FSK-në

Politika

Analisti tregon se pse Bashkim Jashari është zgjidhja e duhur për FSK-në

Nga: A.Z Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:21
Pamje nga emërimi i Bashkim Jasharit komandant i FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar gjeneral-major Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Bashkim Jashari është biri i Rifat Jasharit dhe familjes legjendare nga Prekazi i Skënderajit.

Analisti politik Hidajt Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se Bashkim Jashari është anëtarë i familjes emblematike dhe ka konceptin e tij për zhvillimin e FSK-së.

Ai ka shtuar se është nder kur FSK-ja përfaqësohet nga një personalitet i përligjur.

“Bashkim Jashari është anëtar i familjes emblematike, Jasharaj, i cili është rritur dhe edukar në frymën e atdhedashurisë. Figura e tij vlerësohet nga të gjitha dimenisionet shoqërore, dhe besoj fuqishëm në konceptin e tij për zhvillimin dhe konsolidimin e FSK-së. Është nder dhe krenari që institucioni FSK-së të përfaqësohet nga një personalitet i tillë, i cili është i përligjur nga të gjitha virtytet. Kurse sa i përket dorëheqjes së zoti Rames, personalisht nuk mund të komentoj mbi arsyet subjektive apo objektive, pasi nuk mund të ndertoj teori speculative”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat