Eksperti i sigurisë për vrasjen tronditëse në Deçan: Nga ka ardhur dhe ku ka ikur, Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga NATO

Politika

Eksperti i sigurisë për vrasjen tronditëse në Deçan: Nga ka ardhur dhe ku ka ikur, Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga NATO

Nga: P.R Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:20
Pamje e autobusit ku ndodhi tragjedia në Gllogjan

Mbrëmjen e 26 nëntorit, Kosova është tronditur nga vrasja e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku një person shtiu në drejtim të autobusit me nxënës, ku mbeten të vdekur shoferi Gani Gjokaj, dhe dy nxënës Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj.

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë që nga kjo vrasje, autori i këtij krimi makabër ende nuk është zbuluar ende.

E Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka thënë se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por sipas tyre, se hetimet nuk janë të lehta.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t'i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë", ka deklaruar prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.

Për vrasjen e rëndë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, pas 78 orësh është dashur që të identifikohet vrasësi i mundshëm.

“Në rend të parë duhet pritur hetimet dhe rezultatet e tyre të para e që në rastin tonë pas 78 orësh duhet të identifikohet kryesi i mundshëm i aktit makaber dhe nëse nuk mund të gjendet personi atëherë të publikohet fotoja e dyshuarit”, thotë Shala.

Ai pret që autori i vrasjes të kapet së shpejti, pasi sipas tij, institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitet e plota për ta hetuar këtë rast.

”Ndërsa është e mundur që të ofrohet edhe para për të kapur kryesin kjo është faza ku shteti nuk ka kapacitete për të kapur dhe kërkon ndihmën e qytetareve përmes shpërblimit financiar për informacion. Por institucionet tona kanë gjitha kapacitet për të ofruar profesionalizëm që hetimi për të kapur personin e dyshuar të bëhet shpejt. A është vepër e planifikuar a jo kjo duhet të pritet vlerësimi nga ekipi hetimor që është duke u marrur me rastin në fjalë”, shprehet Drizan Shala.

Për fund, ai thotë se duhet të kërkohet edhe ndihma e NATO-s në mënyrë që të kapet autori i krimit që tronditi Kosovën.

“Kosova duhet të kërkoj ndihmë në NATO që objektivi i satelitit të kthehet dhe të vlerësohet prej ku ka ardhur dhe nga ka ikur autori i vrajës”, përfundon për gazetën “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat