Alban Zogaj i duhuri për nënkryetar të Prishtinës

Politika

Alban Zogaj i duhuri për nënkryetar të Prishtinës

Nga: A.Z Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 23:14
Përparim Rama dhe Alban Zogaj

Kryetari i sapozgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka filluar përgatitjet e tij për kabinetin, me të cilin do ta qeverisë kryeqytetin.

Rama ka përgatitur terrenin edhe për nënkryetarin, derisa ka krijuar koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjen për Bashkim.

Alban Zogaj pritet të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Lidhur me emërimin e Zogajt për nënkryetar, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ai është i duhuri për kryetar, madje do t’i ndihmojë shumë Prishtinës për realizimin e projekteve, sepse duket se ka ide dhe që mund të sjell projekte të shumta.

“Z. Zogaj është një kandidat i duhur për nënkryetar të Prishtinës, i cili është një politikan i ri më pikëpamje të shëndosha politike, i cili duket të jetë largë pamës dhe që mendojë se do t'i ndihmojë kryetarit të ri të Prishtinës shumë në realizimin e projektëve të ti. Po ashtu z. Zogaj dukët së është individ i cili ka ide dhe nese përkrahet mund të sjellë projekte të cilat do të përmisojn mirëqenien e qytetarëve kur e dimë së kryeqytetit jonë është një katrahurë në të gjitha aspektet”, tha ai.

Ai më tej ka shtuar se AAK dhe Lëvizja për Bashkim në kuvend nuk kanë fuqi, sepse AAK ishte e njohur për punësime familjare.

Tutje ka theksuar se Rama duhet të kaloj ngjyrat partiake, sepse sipas Krasniqit vetëm kështu do të jetë suksesi më i madh.

“AAK-ja dhe Lëvizja për Bashkim nuk kanë ndonjë fuqi në kuvendin komunal, dhe të cilat jo që premtojnë shumë në kontributin e kryetarit apo kuvendit komunal, kur e dimë se AAK-ja ka qenë e njohur vetëm për sistemimin apo punësimin familjar apo partiak e që edhe në kuvendin komunal do të mundohen të kapin naj projekt fitimprurëse për ta. Kryetari Rama duhet të kaloj ngjyrat partiake që mos të jetë trasues i partis apo subjektëve tjera, pasi që kur i tejkalojnë ngjyrat partiake suksesi është më i madhë dhe më i shëndoshë, duke e sjellur një frymë të re udhëheqëse më një staf të shëndoshë, ekspertët apartiak të cilët do të kontribuojën që kryeqyteti të marrë frymë lirshëm”, potencoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat