Ish-krerëve të UÇK-së, iu refuzohet mbrojtja në liri, flet juristi: Specialja ka një bindje!

Politika

Ish-krerëve të UÇK-së, iu refuzohet mbrojtja në liri, flet juristi: Specialja ka një bindje!

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 00:00
Hashim Thaçi

Zyra e Prokurorit të Specializuar, po e refuzon mbrojtjen në liri të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një përgjigje për garancinë e dhënë për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Një ndër argumentet që është përdoru për refuzimin e kësaj garancie, është edhe një fotografie vitit 2018, ku Thaçi shihet në ish-drejtorin e policisë Rashit Qalaj dhe ish drejtorin e AK-së Shpend Maxhuni.

Lidhur me këtë çështje, ka folur njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”.

“Po shumica e arsyeve janë të përmendur qe një kohë të gjatë nga gjykata për shkak  të pasigurisë dhe garancioneve jo bindëse. Sipas gjykatës është edhe policia, pra Specialja ka një bindje se ende siguria kontrollohet nga njerëzit të cilët janë në Gjykata”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka përmendur faktin se dëshmitarët e Speciales janë në një vend të sigurt.

“Kjo nuk mund të dëshmohet nga kjo gjykatë, por se kanë dilemat e tyre që i përmendin. Një çështje dihet se dëshmitarët sipas gjykatës janë në vende të sigurta, nëse kjo është kështu pse atëherë nuk nxjerrët vendim për mbrojte në liri”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se EULEX-i bashkë me KFOR-in mund të kujdesën për sigurinë.

“Në Kosovë është EULEX. Kjo siguri mund të ofrohet për këta njerëz bashkë EULEX dhe KFOR. Por, duket se pak ka sinqeritet nga funksionimi i kësaj gjykate”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat