Misteri i vrasjes së Elvis Pistës - profilet e larta të PDK-së kurrë nuk u intervistuan! 

Politika

Misteri i vrasjes së Elvis Pistës - profilet e larta të PDK-së kurrë nuk u intervistuan! 

Arife Morina Nga Arife Morina Më 3 dhjetor 2021 Në ora: 08:30
Elvis Pista

Një nga vrasjet më tronditëse në Kosovë është ajo e politikanit të ri nga Rahoveci Elvis Pista, i cili u vra përkrah gruas së tij, me të shtëna nga pas në shpine, me një revole me shurdhues.

Ky rast është i vështirë për drejtësinë jo se nuk kanë indikacione për origjinën e porosisë së atentatit, por për shkak se besohet se në kryerjen e ekzekutimit janë të përfshirë politikanë të profilit të lartë, dhe këta duket se janë nga PDK-ja, si aludon motra e të ndjerit tashmë sa vjet.

“Me plot përgjegjësi e them që nuk janë intervistuar njerëzit e profileve të larta. Ata jo”, ka deklaruar Beatrisa Pista- Demiri.

As pas më shumë se shtatë vitesh, organet e hetuesisë nuk kanë arritur që t’i bien në gjurmë vrasësit apo vrasësve të ish-kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Elvis Pistës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat