Senatori Dole nuk ishte vetëm senator i ShBA-ve, por senator edhe i interesit kombëtar shqiptar

Politika

Senatori Dole nuk ishte vetëm senator i ShBA-ve, por senator edhe i interesit kombëtar shqiptar

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 6 dhjetor 2021 Në ora: 11:52
Senatori amerikan, Bob Dole

Vetëm një javë më parë senatori Bobe Dole para se ta linte këtë botë shkruante me 30 nëntor: “Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën”!

Një nga miqtë tanë më të mëdhenj shkoi me Kosovën në gojë, të përzemërt po aq sa Amerikën, atdheun e tij!

Por, kur të dielën ai ndërroi jetë, e tërë Kosova, thuaja u ngrit në këmbë ta nderonte, lavdëronte e himnizonte. Për vdekjene tijreagime, ngushëllime, telegrame e deri tek zbulimi i kujtimeve dhe fotografiveu bën publike nga liderët në Kosovëdhe nga të gjithë ata që kanë pasur thuaja rastin ta takojnë dhe që ishin pjesë e jetës politike, duke e vlerësuar shuarjen e Dolit si humbje të një miku të jashtëzakonshëm.

Një nga mesazhet më shprehëse të senatorit Dole për dashurinë dhe respektin për Kosovën ishte ai që u kujtua të dielën në mbrëmje, të cilën ai ua kishte dërguar përfaqësuesve të Kosovës: “Jam këtu për çfarëdo ndihme, ju vetëm më telefononi”! Këtë mesazh, njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, e kishte bërë kur e ka uruar Kosovën në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat