“Bob Dole kishte paralajmëruar edhe maskarat ndaj civilëve në Kosovë, nga Serbia fashiste”

Politika

“Bob Dole kishte paralajmëruar edhe maskarat ndaj civilëve në Kosovë, nga Serbia fashiste”

Nga: H.O. Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 18:44
Bob Dole

Edhe analisti politikë, Skender Mulliqi ka reaguar pas vdekjes së senatorit amerikan Bob Dole.

Në një prononcim për ‘Bota sot’ ai thotë se ‘lajm i pikëlluar për shqiptarët dhe gjithë popujt liridashës të botës, ishte vdekja e senatorit Bob Dole në moshën 98 vjeqare’.

Për ne shqiptarët sigurisht se dhembja për humbjen e një miku çfarë ishte Dole, është shumë e madhe. Nuk duhet të harrojmë kurrë kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Në maj të vitit 2017 senatori republikan Bob Dole ishte dekoruar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me dekoratën më të lartë, atë të Flamurit Kombëtar. Ai kishte luajtur një rol të veҫantë për të mobilizuar Kongresin dhe administratën amerikane në favor të Kosovës. Ai u prit me emocione të mëdha në Prishtinë në vitin 1990”, thotë Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Mulliqi thotë tutje për ‘Bota sot’ se, Dole e kishte nxitur administratën e Klintonit për veprime energjike në Kosovë, për ta shpëtuar popullin nga gjenocidi serbomadh që po i kërcënohej nga regjimi kriminal i Millosheviqit.

Ai ishte një njeri me vizion të madh prej ish ushtaraku të lartë amerikan, që kishte paralajmëruar edhe maskarat ndaj civilëve në Kosovë, nga Serbia fashiste. Shqiptarët sigurisht se sot humbën njërin ndër miqtë më të mirë, dhe se nuk do ta harrojnë kurrë. Bob Dole i kishte siguruar shqiptarët e Kosovës se do të bëhet mirë, se ata do ta fitojnë lirinë dhe pavarësinë. Ai kishte një admirim ndaj shqiptarëve duke i quajtur njerëz të mirë të kësaj bote. Senatori Dole ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Ai ka rol të pazëvëdësueshëm që Kosova sot është e lirë dhe e pavarur”, thotë Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat