Haziri: Franca ka përdorur rastin e arrestimit të Haradinajt, si dëshmi garantuese për lirimin me kusht Thaçit

Politika

Haziri: Franca ka përdorur rastin e arrestimit të Haradinajt, si dëshmi garantuese për lirimin me kusht Thaçit

Nga: M.L. Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 21:27
Hashim Thaç dhe Ramush Haradinaj

Ditë më parë, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila kryesohet nga avokati amerikan Gregory Kehoe ka thënë se për lirimin e tij është ofruar garanci nga më shumë se një shtet.

Kehoe ka thënë në një kërkesë drejtuar Hagës se dy fuqi anëtare të NATO-s janë garantuese dhe ka kërkuar që Thaçit t’i mundësohet lirimi në njërën nga këto shtete.

“Mbrojtja dhe vendet e treta kërkojnë me lirimin e përkohshëm të Thaçit, ose në mënyrë alternative, të urdhërojë lirimin e përkohshëm të Thaçit në njërën prej këtyre dy vendeve të treta”, thuhet në dokumentin e Mbrojtjes së Thaçit dërguar Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

Kehoe ka thënë se nuk ka rrezik që ish-presidenti tij të ikë apo që të bëjë përpjekje për të penguar procedurat e Gjykatës, dhe gjithashtu thekson se s’ka ndonjë rrezik që Hashim Thaçi “të kryejë ndonjë vepër tjetër penale”.

Mes vendeve që u tha se kanë garantuar për lirimin me kusht të presidentit Thaçi është edhe Shqipëria. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.

Lidhur me këtë, publicisti Nexhat Haziri, ka thënë se asnjë organizëm ndërkombëtar nuk e konsideron Shqipërinë si vend kredibil me sundim të rendit dhe ligjit, aq sa për t`ia besuar mbajtjen në arrest shtëpiak të një personi me profil të lartë politik siç është ish-presidenti Thaçi.

Po filloj nga kjo pyetja e fundit se a mund të jetë Shqipëria që po garanton për ish presidentin Thaçi që ai të lirohet nga Haga dhe të marrë masën e arrestit shtëpiak. Natyrisht se jo, edhe po të ishte Shqipëria, do të sihte vetëm një formalitet sa për të thënë se e bëmë.

Nga asnjë organizëm ndërkombëtar,siç është edhe Gjykata Speciale në Hagë, ani pse thuhet se është gjykatë e Kosovës dhe së është formuar nga Kuvendi i Kosovës, nuk e konsideron Shqipërinë si vend kredibil e të besueshëm sa i përket sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit, për t’ia besuar mbajtjen në arrest shtëpiak një të akuzuar të këtij niveli siç është ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët që janë të arrestuar nga Gjykata Speciale”, shprehet Haziri.

Haziri: Franca garantoi lirimin me kusht të Thaçit

Për këtë arsye, Haziri mendon se vendi që ka garantuar lirimin e Thaçit është Franca.

Shteti që ka ofruar këtë garanci dhe që po shqyrtohet seriozisht nga Gjykata Speciale është Franca për shkak edhe të lidhjeve që ka pasur ish-presidenti Thaçi me këtë shtet, sidomos në periudhën e konferencës së Rambujës në vitin 1999 në tentim për të gjetur marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në vazhdimësi të karrierës së tij politike”, potencon ai.

Haziri thekson se nëse Franca përdor fuqinë e saj lobuese për të marrë përkrahen edhe të Uashingtonit dhe disa shteteve me ndikim në BE, gjasat janë që ish-presidentit Thaçi t’i ndryshohet masa e paraburgimit dhe ai të kalojë në arrest shtëpiak dhe të vendoset në Francë.

Sipas disa të informacioneve, Franca si dëshmi në kërkesën e garantimit të saj për ish-presidentin Thaçi, ka paraqitur edhe rastin e ndalimin dhe arrestimin e Ramush Haradinajt në vitin 2017”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat