Qytetarët e Kosovës të izoluar në “kafaz”/Kur pritet liberalizimi i vizave – deputetët thirrje BE-së

Politika

Qytetarët e Kosovës të izoluar në “kafaz”/Kur pritet liberalizimi i vizave – deputetët thirrje BE-së

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vetmit në Evropë që janë të izoluar dhe nuk e gëzojnë liberalizimin e vizave.

Kjo duket se ka mbetur një ëndërr e parealizuar për popullin e Kosovës.

Ani pse premtimet për këtë çështje janë bërë prej vitesh e madje edhe nga politikanë të Kosovës është uruar liberalizimi, në fakt ai ende nuk ka ndodhur. E se kur do të ndodhë, as kjo nuk dihet.

Përpos që Kosova ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, janë pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe janë kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Si premtim për marrjen e vizave ishte dhe votimi i demarkacionit me Malin e Zi, por sapo ai u bë, premtimi u harrua.

E qytetarët vazhdojnë pritjet e gjata para ambasadave për të marrë një vizë.

Në anën tjetër, derisa ka shtete që përkrahin liberalizimin e vizave dhe deklarojnë se Kosova e meriton atë dhe ka përmbushur kriteret e kërkuara, për të tjera këto kushte nuk kanë përmbushur ende.

Por, çfarë po bëhet lidhur me këtë çështje dhe kur mund të pritet që Kosova të ketë liberalizim të vizave, derisa jemi afër vitit 2022 dhe ende nuk ka ndodhur?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat