Bandat e Vuçiqit në Veri/ Vjen thirrja për Qeverinë Kurti – kërkohet zbulimi i lidhjeve kriminale

Politika

Bandat e Vuçiqit në Veri/ Vjen thirrja për Qeverinë Kurti – kërkohet zbulimi i lidhjeve kriminale

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Krimi dhe korrupsioni janë dy nga problemet më të mëdha që ballafaqohet Kosova. 

Që nga pas lufta, këto dy dukuri vazhdojnë të jenë ende prezente, ku luftimi i tyre po sjell edhe pasoja dhe probleme. 

Së fundi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të merren seriozisht me luftimin e këtyre çështjeve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e rajonit. 

Departamenti i Shteti amerikan i vendosi nën sanksione udhëheqësit dhe grupet kriminale në Veri të Kosovës, duke i futur në listë të zezë. 

Njohësi çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend. 

Fillimisht, ai vlerësoi se Qeveria e Kosovës deri më tani ka marrë disa indici të vogla, jo ndonjë aksion shumë të madh. 

Image
Njohësi çështjeve politike, Gani Qarri

“Sado që Qeveria Kurti erdhi në pushtet me premtimet për rivendosjen e rendit dhe të ligjit si dhe luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar, fatkeqësisht po afron gati një vit që nga marrja e qeverisjes së vendit nga LVV, por aktivitet të njëmendtë antikrim dhe angazhime konkrete për luftimin e vendosur të krimit dhe korrupsionit, përveç disa indiceve të vogla, ende nuk kemi, pothuajse askund në vend”, deklaroi analisti. 

Qarri tha se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Samitin e Demokracisë për luftimin e korrupsionit është një ndihmë e madhe për Kosovën. 

“Ndaj lajmi i vetëm i mirë dhe shpresëdhënës, për qytetarët e Kosovës, mbetet serish SHBA me Samitin e Demokracisë, që në shpalosjen e planit për luftimin e krimit dhe korrupsionin brenda dhe jashtë vendit, u theksua se ky shtet i madh mik i vendit tonë, do ta ndihmojë edhe Kosovën e vogël me korrupsion e krim të organizuar në përmasa eksplozive në të gjithë sektorët, të cilët duket se me gjithë ndryshimet në Qeverisjen e vendit, pa ndihmën nga jashtë dhe veçanërisht pa mbështetjen e gjithanshme të SHBA-ve, Kosova e ka të pamundshme ti luftojë vetë këto dukuri negative, në mënyrë efikase”, theksoi ai. 

Në vazhdim, analisti potencoi se dëmeve që i ka shkaktuar PAN-i, vetëm Amerika mund t’i kundërvihet. 

Po ashtu, ai e vlerësoi lartë mbështetjen e presidentit Biden për luftimin e korrupsionit në vendin tonë. 

“Madje duke pasur parasysh dëmet e konsiderueshme që për mbi 20 vite, partitë e inkriminuara dhe PAN i shkaktuan Kosovës, Kosova vetëm me ndihmën e SHBA-ve mund ti kundërvihet në mënyrë të suksesshme krimit dhe korrupsionit galopant, të thelluara e përhapura në mënyrë industriale nga partitë e inkriminuara, për më se dy dekada, kudo në vend. 

SHBA-të në këtë Samit si udhëheqëse e vendeve demokratike në botë, përveç se premtuan angazhim më të shtuar kundër qeverive autoritare dhe organizatave e grupeve kriminale, administrata e Presidentit Biden i ofroi ndihmë të drejtpërdrejtë shtetit tonë të brishtë, në luftimin e krimit e të korrupsionit”, nënvizoi Qarri.                                                                                                                                                                                                                       

Krahas kësaj, ai deklaroi se sanksionet ndaj grupeve kriminale në veri të Kosovës janë ndihmesa më e madhe dhënë Kosovës në vendosjen e rendit dhe ligjit.                                                                                                           

“Madje pas rreth 22 vitesh, dha edhe shembullin konkret, me vendosjen nën sanksione të udhëheqësve dhe grupeve kriminale në Veri të Kosovës, nga Departamenti i Shteti që është ndihmesa më e madhe konkrete dhënë Kosovës për rivendosjen e rendit dhe të ligjit edhe në këtë pjesë të vendit tonë, tash e mbi 20 vite të sunduar në mënyrë të egër, nga bandat e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit”, shpjegoi analisti. 

Më tej, Qarri tha se pas zbulimit të grupit kriminal në veri të vendit, Qeveria e Kosovës duhet të fillojë hetimet në zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tyre, në të kundërtën do të pasojë llogaridhënia. 

“Kështu që duke pasur parasysh dëmin që i është bërë Kosovës dhe demokracisë në vend, nga udhëheqësit e kriminalizuar, si dhe politikanët dhe biznesmenët e korruptuar shqiptar, në kooketim të vazhdueshëm me grupet kriminale të udhëhequra nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, e që këtë të fundit, me urdhër nga lart, e liroi nga aktakuza edhe vet e ashtuquajtura Prokurori Speciale në Prishtinë, premtimi i SHBA-ve dhënë Kosovës për ndihmë, duhet të reflektojë në vepër dhe të sigurohet që brenda një kohe të shkurtër edhe Qeveria e Kosovës të dëshmojë efektet e saj, përndryshe nëse mungon angazhimi konkret i Qeverisë, dhe çdo gjë mbetet vetëm në fjalë, atëherë duhet të pasojë llogaridhënia dhe mbajtja përgjegjës, e vet Qeverisë dhe organeve përkatëse shtetërore për mos angazhim dhe mos vënien në jetë, të premtimeve të dhëna-kot”, tha ndër të tjera ai. 

Krejt në fund, analisti përmendi lidhjet e Radoiqiqi dhe Veselinoviqit me Thaçin e Haradinajn. 

Bazuar në këtë, ai tha se nëse nuk vepron Qeveria Kurti, atëherë nuk do të zvogëlohen asnjëherë pasojat e krimit dhe korrupsionit në Kosovë. 

“Përndryshe, duke njohur pasojat e bashkëpunimit të udhëheqësve më të lartë shtetëror nga ish presidenti Hashim Thaçi e deri te ish kryeministri i qeverisë së PAN-it, Ramush Haradinaj me kriminelët Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiqiq, madje ky i fundit pritej me nderime edhe në zyrat e qeverisë në Prishtinë, pasoja që tash e mbi 13 vite janë ndjerë me të madhe në çdo cep të Kosovës, po nuk u hedhë në aksion të vendosur Qeveria Kurti, Kosova, jo vetëm që nuk do të mund t’i spastrojë, por nuk do të arrijë as t’i minimizojë, kurrë pasojat e krimit dhe korrupsionit galopant që tash e dy dekada është thelluar e përhapur kudo në vend, përkundër ofrimit të sinqertë të mbështetjes dhe ndihmës konkrete të dhënë prej SHBA-ve”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat