Kosova ta paditë Vulinin dhe Vuçiqin për deklarime të rrejshme për luftën në Kosovë!

Politika

Kosova ta paditë Vulinin dhe Vuçiqin për deklarime të rrejshme për luftën në Kosovë!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:17
Aleksandar Vulin, masakra e Reçakut

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin së fundmi ka provokuar me pretendimet se masakra ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak në Kosovë, më 1999, ka qenë “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Pas një vizite në një zonë pranë Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak, Vulin tha se “pretendimi për masakrën është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

Masakra, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999, ka qenë një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 24 mars, 1999.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, ka thënë ministri serb.

Vulin ka marrë reagime të ashpra nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga BE-ja. SHBA-të e kanë akuzuar për madhërim të krimeve të luftës, gjë që përveç se sjellë dhimbje për të mbijetuarit, ‘çnderon viktimat’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat