Mohuan masakrat në Kosovë / Të shpallen “non grata” zyrtarët serbë

Politika

Mohuan masakrat në Kosovë / Të shpallen “non grata” zyrtarët serbë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:07
Aleksandar Vulin, masakra e Reçakut

45 civilë shqiptarë u masakruan në Reçak më 15 janar të vitit 1999 nga forcat e kasapit të Ballkanit, Slobodan Miloshoviç.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada këto krime mbesin në memorien e të gjithë shqiptarëve. Por, kohëve të fundit, këta 45 civilë shqiptarë u “masakruan” edhe njëherë nga Serbia.

Kjo masakër çnjerëzore, që ka në ndodhur në Komunën e Shtimes po mohohet nga zyrtarët serbë.

E tillë ishte edhe deklarata e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin.

Por, një gjuhë e tillë sikur kjo e zyrtarëve serb duhet të dënohet. Nga Qeveria e Kosovës po kërkohet që të bëjë lëvizje në këtë aspakët. Njohësi e çështjeve juridike po kërkojnë që të propozojnë një ligj në Kuvendin e Kosovës, ku do të dënoheshin ata persona, të cilët i mbrojnë dhe mohojnë krimet makabre të kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat