Vizita e “Sllobodanit të ri” në Shqipëri/ Ky është paralajmërimi për protestën e sotme!

Politika

Vizita e “Sllobodanit të ri” në Shqipëri/ Ky është paralajmërimi për protestën e sotme!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:14
Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të qëndrojë në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor. Kjo vizitë e Vuçiqit do të zhvillohet me rastin e takimit të radhës të nismës rajonale “Ballkani i hapur”.

Por, shqiptarët nuk po e mirëpresin këtë vizitë të Vuçiqit në Shqipëri.

Më 20 dhjetor është paralajmëruar protesë gjithëkombëtare në Tiranë.

Ideator i kësaj proteste është ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe mbështetet nga PD-ja, krahu i tij. Ai para mediave ka deklaruar se “Ballkanin e Hapur” është totalisht një projekt për hegjemoninë serbe në Ballkan dhe se është kundër nismës së Berlit.

“Është thirrur një protestë me urgjencë, për shkak të një agjende të papritur të Vuçiç në Tiranë për “Ballkanin e hapur”, që është totalisht një projekt për hegjemoninë serbe në Ballkan dhe vendosjen e Kosovës nën darët e klikave. Kjo është një nismë kundër nismës së Berlinit. Ditën e hënë në orën 4.00 do të jemi të gjithë në Tiranë në një protestë të fuqishme”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat