Emërimi i LDK-së ‘emisar’ për dialog, dhe beteja me Serbinë kundër asociacionit ekzekutiv!

Politika

Emërimi i LDK-së ‘emisar’ për dialog, dhe beteja me Serbinë kundër asociacionit ekzekutiv!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 21 dhjetor 2021 Në ora: 08:10
Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Lutfi Hazirin si përgjegjës për çështje të dialogut në rajon, por edhe Kosovë-Serbi. Haziri është ndoshta i vetmi në këtë subjekt politik që shkëmbimin e territoreve e sheh si zgjidhjen e qëndrueshme dhe të përhershme në bisedimet me Serbinë.

Ai nuk ka votuar pro një platforme për dialogun, të cilën LDK-ja në maj ia kishte ofruar kryeministrit Albin Kurti, e ku përfshihej mbrojtja e integritetit territorial të vendit.

Haziri ka thënë se veçse ka filluar të përgatitet për ta mbuluar këtë çështje të rëndësishme. Këtë tha se ia ka kërkuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“LDK-ja e ka historinë e dialogut tash e 30 vjet-31 vjet. E bartë atë histori me vete dhe unë jam i nderuar që në këtë fazë të procesit me qenë përgjegjësi dhe i deleguari kryesor në këtë çështje, e cila do të duhej me qenë edhe prioritet kryesor”, ka deklaruar Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, i cili tha se ka një zhvillim regjional dhe ndërkombëtar rreth një mobilizimi më të madh për çështjen e Ballkanit Perëndimor, ku në fokus është dialogu Kosovë-Serbi, u shpreh i bindur se kompromiset më të dhimbshme janë kaluar në Rambuje dhe Vjenë. Ai tha se do ta mbrojë parimin e shumicës brenda partisë, e cila është pajtuar për një platformë që përmban mbrojtjen e integritetit territorial, ruajtjen e karakterit unitar të Kosovës dhe rendit kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat