Rama vet e zgjodhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit

Politika

Rama vet e zgjodhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 24 dhjetor 2021 Në ora: 08:23
Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev zhvilluan të martën takimin e radhës të nismës “Ballkani i hapur”.

Në takimin e radhës të Nismës “Ballkani i Hapur” mori pjesë me një fjalim online edhe Komisionari i Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhejli, i cili vlerësoi këtë bashkëpunim të tre politikanëve Rama, Vuçiq dhe Zaev dhe ftoi vendet e tjera të rajonit të përfshihen në nismën e tyre.

Madje, vetë kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se “Ballkani i hapur” është një nismë në interes të të gjithë shqiptarëve, duke hedhur poshtë akuzat se ajo i shërben vetëm Serbisë.

Por, ai në një deklaratë të tij ka thënë se herë më bëjnë hero, herë tradhtar.

“E vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam Kryeministri i Shqipërisë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat