Krimi i organizuar, ‘simbioza’ e grupeve serbe dhe shqiptare në veri të Kosovës

Politika

Krimi i organizuar, ‘simbioza’ e grupeve serbe dhe shqiptare në veri të Kosovës

Arife Morina Nga Arife Morina Më 29 dhjetor 2021 Në ora: 10:18
Policia e Kosovës

Kohëve të fundit në Kosovë janë zhvilluar shumë aksione kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo çfarë i veçon këto aksione është fakti se në shumicën e rasteve ato janë zhvilluar në qytete ku popullsia është e përzier, shqiptarë dhe serbë.

Kjo duket se është një shenjë se në disa vende, kryesisht në veri të Kosovës, shqiptarët kanë gjetur ‘gjuhë të përbashkët’ me serbët sa i përket krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu, edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se veprat kriminale më shumë janë hasur në vendet ku ka popullsi të përzier. Këto deklarata Mehmeti i bëri javën që shkoi gjatë raportimit para Komisionit të Kuvendit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Kur është në pyetje krimi, ai nuk ka asnjë barrierë as nacionale, as etnike, as gjinore e as fetare. Është e vërtetë që në mjediset me popullsi të përzier kemi më shumë kriminalitet që ju po e quani krime hibride ku janë të përziera bandat kriminale, më e theksuar në Mitrovicë, në veri dhe jug”, ka thënë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat