Analisti nga Gjermania: Ja pse Gjykata Speciale do ta nxjerrë të pafajshëm Hashim Thaҫin, cili është roli i Aleksandër Lumezit dhe Ramush Haradinajt

Politika

Analisti nga Gjermania: Ja pse Gjykata Speciale do ta nxjerrë të pafajshëm Hashim Thaҫin, cili është roli i Aleksandër Lumezit dhe Ramush Haradinajt

Nga: H.O. Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 21:33
Arkiv/ Thaci, Lumezi

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike , Idriz Zeqiraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’ ka përmendur drejtësinë e Gjykatës Speciale krahas pjesëtarëve të UҪK-së, të arrestuar një vit më parë.

Zeqiraj thotë se qytetarët e Kosovës dikur shpresonin në këtë gjykatë, por tani jo, pasi disa dikur gjykatës janë kthyer në avokatë mbrojtës të të akuzuarëve nga Gjykata Speciale.

Image
Idriz Zeqiraj

“Populli i Kosovës, për të shpëtuar nga kriminelët dhe hajnat, pra, të "peshqëve" të mëdhenj apo të "profilit të lartë", dikur, shpresonin në Gjykatën e Hagës. Por, kur dëgjon avokatin Ben Emerson të thotë se "liria e X (iks) komandantit të UÇK-së, ka kushtuar 11 milionë euro, 5(pesë) milionë i kam marrë unë", pa përmendur asnjëherë fjalën "pafajësi", i dërgon një mesazh të qartë klientit aktual të tij, i akuzuar për krime lufte, nga Gjykata Speciale: "Përgaditu për të paguar milionat e eurove, lirinë ta siguroj unë, "pafajësinë" e trumbëtojnë PAN-istët tuaj në Kosovë. Madje, pavarësisht se 85 % e shqiptarëve kërkojnë hetimin, gjykimin dhe dënimin e "peshqëve" të mëdhenj apo të "profilit të lartë"! Paradoksi unik: Disa prokurorë e gjykatës, dikur, të Gjykatës të Hagës, tani, janë kthyer në cilësinë e avoketërve  të të akuzuarëve nga Gjykata Speciale! Rezulton se kanë mësuar "zanatin" e pazareve të pista. Jo me kot, "krerët" fiktivë të UÇK-së, angazhojnë deri në 5(pesë) avoketër! Sidoqoftë, njërit syrësh do t`i "dhezë", për të ndarë milionat, e taksapaguesëve varfanjakë të Kosovës, për pazare korruptive me gjyqëtarët vendimmarrës të Specialës”, vlerëson Zeqiraj.

Në këtë rast ai përmend edhe një rast me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, për të cilin thotë se dikur Hashim Thaҫi dhe Kadri Veseli i kishin propozuar anëtarësimin në PDK.

“Në një mbledhje të organizuar, me të gjitha strukturat e Sistemit të Drejtësisë, në Kosovë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilit, dikur, i kishin propozuar, fshehurazi, Hashim presidenti dhe Kadri kryeparlamentari, anëtarësimin në PDK-e, bëri një apel shpresëdhënës: "Ejani të veprojmë, pa përfillur disa rregulla burokratike. Lëndët e stovosura janë numerike, të gatshme, t`i shqyrtojmë, t`i gjykojmë!" Por, vetëm kaq. Pritja është zhgënjyese. Si duket, premtoi si Ramushi, kthimin e atyre 200 hektarëve tokë, por, u pendua, me arsyetimin, bajat e hiç bindës, se "e kam ble tokën e babës!", thotë ai.

“Qendrestari Albin Kurti, plebishitar në fitoren elektorale, erdhi me premtimin joshës se "kriminelët e hajnat do t`i fus në burg!" Populli e duartrokiti dhe e votoi, shpresueshëm e besueshëm. Ministrja e Drejtësisë, e sertë, por, e drejtë, Albulenë Haxhiu, nismoi Vettingun, si mënyrë e mjet, për ta spastruar sistemin, nepotik e korruptiv,  në Drejtësi”, vlerëson ai.

Zeqiraj thotë më tutje se ‘PAN-i me SHIK-un e tij, i alarmuar, aktivizoi "si me sustë", Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, për të reaguar me mosbindje e kundërshti të hapur, se "Qeveria nuk ka të drejtë të përzihet në punët e Gjyqësorit!"

“Për rrjedhojë, Vettingu po sabotohet qëllimshëm, sepse, pikërisht, anëtarët e këtyre dy këshillave, ai gjyqësor e prokurorial, janë të parët që duhet të testohen, hetohen! Të githa sondazhet e bëra në popull, shifrohen në 85 %, për arrestimin, hetimin, gjykimin dhe dënimin e "peshqëve" të mëdhenj apo të "profilit të lartët ". Nga ana tjetër, opozita PAN-iste, e organizuar në stilin komunist, ka "ndezur motorët" kundërshtues të Vettingut, rrjedhimisht, të zbatimit të drejtësisë, pavarësisht profileve të kriminelëve politikë apo ekonomikë”, thekson ai.

Sipas tij, profesorë universitarë, me analistë e banalistë të çdo kallëpi, të abonuar në programet -debate-, të televizioneve mirë të paguara, mbrojnë sistemin, tashmë të degraduar të drejtësisë dhe hedhin baltë, pakontrollueshëm dhe pa asnjë bazë, kundër Qeverisë Kurti, kinse, kërkon hakmarrje kundër institucioneve të pavarura

“Tashmë, EULEX-i nuk është më i zëshëm. Ka zhgënjyer me premtimet e dhëna, për të vendosur rend dhe ligj. Shkurt, ka dështuar, për të mos thënë, as që ia ka nisur të veprojë, për të shëruar pasojat e trashëguara nga UNMIK-u, në sistemin e drejtësisë. Është tragjiko-komike, kur konstaton dhe emërton sakt gjendjen dhe, megjithatë, nuk vepron! Ndoshta pret nga Gjykata Speciale, e themeluar nga Parlamenti i Kosovës, të merret me "peshqit" e mëdhenj apo të "profilit të lartë". Dhe, EULEX-i të sherbejë vetëm si logjistikë, zbatues i vendimeve të Gjykatës Speciale, arrestues e përcjellës për në Hagë, këdo që kjo Gjykatë e shenjestron, pavarësisht, madhësive të "peshqëve" apo "lartësisë" të profileve kriminale. Lë të shpresojmë, që, më në fund, të triumfojë drejtësia, nga e cila varet konsolidimi i shtetit të brishtë dhe të prishtë i Kosovës, si dhe progresi e prosperiteti i tij në të ardhmen e afërt”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat