Shahu për dialogun me Serbinë: Politika të jetë e gatshme të nënshkruajë realitetet ekzistuese, ose të ikë nga zyrat

Politika

Shahu për dialogun me Serbinë: Politika të jetë e gatshme të nënshkruajë realitetet ekzistuese, ose të ikë nga zyrat

Nga: A.Z Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:27
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha se procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel nuk ka qenë i padobishëm.

Ai tha se Kosova atje e ka arritur një marrëveshje të mirë. Ndërsa për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, Kurti tha se duhet të ndryshojë Serbia.

Kryeministri tha se është i gatshëm për dialog dhe se pret ftesa për takime në vitin e ri. “Tash për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia, ndërkaq se kur zhvillohen takimet në Bruksel megjithatë nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time. Besoj që vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për dialog, i cili i kontribuon paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë, sigurisë rajonale, dhe ku përfitues janë qytetarët, e jo politikanët”, tha Kurti.

Lidhur me këtë, analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se bisedimet do të vazhdojnë si ushtrime demokracie, sepse sipas tij, qeveria aktuale në këtë përballje me Serbinë duhet hezituese.

“Besoj se do të vazhdojë cikli i bisedimeve e takimeve si ushtrime demokracie, si ushtrime lodhje nga palët. Qeveria Kurti ka qenë hezituese e jo trime sa i përket përballjes për bisedime me Serbinë. Qeveria Kurti sikur u është shmangur bisedimeve ose ka tentuar të gjejë pretekste për shtyrje të bisedimeve, sepse duket nuk është aq trim në veprime sa në deklarata”, ka potencuar Shahu.

Image
Rexhep Shahu

 

Tutje, Shahu ka deklaruar se nuk ka kohë për ta përmbyll odisenë me Serbinë, sepse Kosova është e pavarur, dhe politika duhet të jetë e gatshme.

“Duket se z. Kurti duartroket veten nëse gjen batuta, por nuk ka guxuar t’i rrijë përball Serbisë me po e jo të prera, duke ofruar mandatin e tij nëse nuk bëhet siç do ai. Koha nuk pret, nuk ka kohë për ta mbyll përfundimisht odisene e bisedimeve me Serbinë. Nuk do të rriten breza njerëzorë, ndërsa zvarriten bisedimet. Kosova është e pavarur, shtet i dytë shqiptar, politika duhet të jetë e gatshme të nënshkruajë realitetet ekzistuese ose të ikë nga zyrat. Ky është mendimi im”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat