Analisti nga Amerika kritikon Haradinajn: Nuk u përkujdes për invalidë të luftës sa ishte në Qeveri, tani sulmon Kurtin!

Politika

Analisti nga Amerika kritikon Haradinajn: Nuk u përkujdes për invalidë të luftës sa ishte në Qeveri, tani sulmon Kurtin!

Nga: A.M. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i mbështesë financiarisht invalidët e luftës për ndërrimin e protezave, që sipas tij, duhet të bëhet në mënyrë periodike dhe është e papërballueshme për xhepin e tyre.

Haradinaj thotë se një praktikë të tillë për ndihmë financiare ndaj invalidëve e ka ndjekur çdo qeveri, dhe ka ftuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

E lidhur me këtë çështje në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se invalidët e luftës janë kategoria më e dhimbshme e luftës, derisa theksoi se për këta persona nuk kishin mbështetje as nga qeveria të cilën e udhëhiqte më parë Ramush Haradinaj.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

“Këto ditë Ramush Harajdinaj e sulmoi qeverinë Kurti se nuk po bënë asgjë për invalidët e luftës, se nuk po i trajton si duhet këtë kategori të luftës. Invalidët e luftës janë kategoria më e dhimbshme e luftës, ata janë personat, të cilët janë përplasë fyt me fyt me armikun, janë plagosur, por që shumica e tyre kanë mbetur me probleme fizike dhe psikike. Prandaj, edhe përkujdesja e përkrahja e shoqërisë duhet të jetë më e madhe. Por, sa ishte kjo përkrahje? Nuk ishte pothuajse as simbolike. Të gjitha qeveritë e PAN-istëve ku merrte pjesë edhe vetë Ramush Harajdinaj me ndonjë ministër, nuk janë përkujdesur sa duhet për kategorinë më të dhimbshme të luftës, invalidët e saj”, deklaroi analisti.

Gjithashtu, Maxharraj përmendi edhe sfidat dhe vuajtjet me të cilat përballet.

“Është shumë e dhimbshme bile edhe e trishtueshme kur një invalid, i cili përdor kërrabat për tu mbajtur dhe e pyet fëmija i tij, i cili në sofër nuk ka bukë të mjaftueshëm për të ngrënë, se çfarë i ka ndodhur atij që po çalon, e prindi ia kthen shkurt se janë plagët e luftës për atdhe, kurse tani ai nuk ka mjaftueshëm se me çka t’i ushqejë fëmijët e tij, e ndonjë prej tyre detyrohet të bëjë vetëvrasje nga skamja, kurse nga ana tjetër shumica e komandantëve të tyre janë bërë milionerë”, theksoi ai.

Në vazhdim, analisti nga Amerika e cilësoi ironike kërkesën e Haradinajt ndaj Qeverisë Kurti për mbështetjen e invalidëve të luftës, kjo pasi personalisht kreu i AAK-së nuk kishte bërë asgjë për kategori të luftës, sa ishte pjesë e qeverisjes.

“Pra, është shumë ironike kur Ramush Haradinaj nga opozita tani e kritikon qeverinë Kurti, e cila ende nuk është rehatuar si qeveri, të kërkojë një përkujdesje dhe përkushtim me të madh për kategorinë e invalidëve të luftës, të cilën gjë vetë e as qeveritë e PAN-istëve të tjerë, pothuajse nuk kanë bërë asgjë për ndonjë përkujdesje më të madhe për këtë kategori të lavdishme të luftës, por të lënë krejtësisht pas dore”, shpjegoi Maxharraj.

Në fund, ai beson se qeveria Kurti do ta shtojë përkujdesjen ndaj invalidëve të luftës, pasi ata janë “atdhetar dhe luftëtar të vijës së parë të frontit, e jo si shumë komandantë që fshiheshin në prapavijë të frontit”.

“Është me rëndësi të theksohet se qeveria Kurti, e cila është në fillim të qeverisjes së mirë, nuk do t’i lë në mëshirën e askujt, por kjo qeveri do të shtojë përkujdesjen dhe përkrahjen e kësaj kategorie të luftës, sepse këta të plagosur në luftë janë atdhetar dhe luftëtar të vijës së parë të frontit, e jo si shumë komandantë që fshiheshin në prapavijë të frontit”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat