Vjen thirrja urgjente për Albin Kurtin: Të arrestohen sa më parë këta politikanë

Politika

Vjen thirrja urgjente për Albin Kurtin: Të arrestohen sa më parë këta politikanë

Nga: N. Sh. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 21:50
Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.

Nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po kërkohet që sa më parë të arrestojnë politikanët e pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një kërkesë të tillë po e bënë ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, tani qeveria në pushtet ka kaluar një kohë të konsiderueshme.

Sipas tij, deri tani ka vetëm të thëna paralajmëruese për burgosjen e politikanëve të korruptuar, por që nuk mjafton.

Tërnava shton se, tashmë duhet të realizohen në praktikë që politikanët e korruptuar për dekada në Kosovë të arrestohen.

Tërnava shton se, Kurti ka deklaruar dhe ka njohuri dhe informacione të mjaftueshme për zyrtarët e shtetit të lidhur me biznesmenë te inkriminuar, që kanë krijuar pasuri marramendëse të pa justifikueshme.

Image
Hajrullah Ternava

Gjithsesi deklarim i Kryeministrit Kurti, është një paralajmërim për ballafaqimin e pasanikëve të krimit të organizuar me Ligjin për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, se mund të iu konfiskohet pas miratimit të këtij ligji që ndodhi të mërkurën", thotë ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti ka thënë se pasuria e paligjshme në Kosovë është bërë përmes kontratave të korruptuara, duke shtuar se ka pasur favorizime të bizneseve të lidhura me zyrtarët politik, prandaj e gjithë kjo duhet të dokumentohet, hetohet e zbulohet.

“Sipas kryeministrit Albin Kurti, Kosova e ka pjesën e vet të historisë tepër të errët me korrupsion, nga ku zyrtarë të shumtë e biznesmen të lidhur me ta, kanë vjel taksat e qytetarëve duke krijuar pasuri marramendëse të cilën nuk e justifikojnë dot, dhe duhet të bëhet objekt hetimi dhe arsyetimi, në të kundërtën do të jetë objekt konfiskimi, duke u zotuar se në qeverisjen e tij toleranca për korrupsion është zero”, thekson Tërnava.

Tërnava potencon se sa më parë tash duhet të fillojë arrestimi dhe burgosja e atyre që u pasuruan në mënyrë të jashtëligjshme.

“Kjo Qeveri ne pushtet duke i pasur parasysh obligimet dhe premtimet e saja ndaj qytetarëve, tani sa më parë duhet të fillohet me një luftim të krimit serioz, dhe të gjithë të akuzuarve që iu konstatohet pasuria që me veprime kriminale janë pasuruar, që të gjithëve duhet të iu konfiskohet ajo pasuri dhe t’i kthehet shtetit të Kosovës dhe nga këto veprime të gjithë qytetarët të marrin mësim nga ky veprim, se përpos dënimeve që do t’iu shqiptohen vepër kryesve, edhe pasuria do t’iu konfiskohet dhe t’i kthehet shtetit”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat