Tërnava: Intervenimet e policisë duhet të mbeten sekrete derisa të përfundojnë ato

Politika

Tërnava: Intervenimet e policisë duhet të mbeten sekrete derisa të përfundojnë ato

Nga: M.H. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 08:36
Hajrullah Tërnava

Ka disa muaj që policia po ndërmerr masa për këto lloj të keqpërdorimeve, përcjell “Bota sot”.

Së fundmi ishin edhe vilat në Brezovisë.

Në lidhje me këtë temë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, thotë që në momentin që duhet të bëhet një intervenim dikund nga ana e policisë ai duhet të mbahet sekret derisa të përfundojë.

Kur planifikohet një intervenim në pjesë të ndryshme të Kosovës, ishte dashur që ky intervenim deri në mbarimin e tij të jetë sekret për hirë të efikasitetit të plotë si qëllim i këtij intervenimi. Sepse intervenimet e policisë aty ku zhvillohet krimi apo është në planifikim një kryerje e krimit, e kur dihet qëllimi i një intervenimi të tillë nga ana e policisë, që e kanë si detyrë parandalimin dhe pastrimin e krimeve në ato vende, rrjedhjet e informatave për planin kur do të intervenohet është një dyshim i lidhshmërisë nga brenda policisë me autorët e krimit dhe grupe të krimit. Në ato vende ku planifikohet intervenimi apo bastisja e atyre vendeve të dyshimta, ku kryhen ato veprime kriminale antiligjore, për shkakun e intervenimit që e bëjnë policia, e që e kanë qëllimin e jetësimit të ligjeve pozitive të shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Tërnava më tej, thotë se duhet të bëhen hulumtime brenda policisë në lidhje me zbardhjen e atyre që kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe janë lidhur me kriminelët.

Në rast se këto informacione rrjedhin dhe ripërsëriten nga brendësia e policisë për intervenime, që në shumë raste intervenon policia, gjithsesi se duhen të bëhen hulumtime përbrenda policisë se kush është i lidhur me grupet kriminale, dhe nuk duhet të pritet gjatë për këto hulumtime, por sa më parë të zbardhen ata persona që punojnë si polic dhe marrin rroga për profesionin e tyre si polic, përndryshe ata që janë të lidhur me kriminelët, ata duhen sa më parë të largohen nga policia dhe për vepra të tyre që i kanë kryer aq kohë derisa janë zbuluar, duhen për këto veprime të largohen nga policia dhe të dënohen si bashkëpunëtor të krimit dhe t’i marrin dënimet e merituara për vepra të tilla sikur i parasheh ligji”, thotë eksperti i sigurisë.

Nga ana tjetër Tërnava shton se që të gjithë ata që janë të përfshirë në këto dukuri, pavarësisht pozitave të tyre në polici, ndaj të gjithëve duhen ndërmarr procedurat hetuese përmes prokurorëve dhe Inspektoratit të Policisë.

“Nëse hulumtohen dhe zbulohen ata që kanë bashkëpunuar me kriminelët, duhen sa më parë të suspendohen dhe të largohen nga profesioni i policisë dhe ndaj tyre të ngriten procedura e përndjekje procedurale të bashkëpunimit me kriminelët, për dënimin e tyre sikur i parasheh ligji. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këto dukuri, pavarësisht pozitave të tyre në polici, ndaj të gjithëve duhen ndërmarr procedurat hetuese përmes prokurorëve dhe Inspektoratit të Policisë, dhe nëse konstatohen këto lidhshmëri, të gjithë ata duhen të largohen nga policia, dhe sipas përgjegjësive që i kanë pasur të dënohen me dënime meritore”, u shpreh Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat