Shala: Të merren masa për ata që po lëshojnë informacione sekrete të policisë

Politika

Shala: Të merren masa për ata që po lëshojnë informacione sekrete të policisë

Nga: M.H. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 08:54
Policia e Kosovës

Rrjedhja e informacioneve të policisë jashtë institucioneve po vazhdon të paraqesë pengesë për policinë e Kosovën.

Policia e Kosovës e cila po vazhdon përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, po përballet me rrjedhjen e informacioneve jashtë institucioneve të saj.

Kjo dukuri po lë engimë se kush mund të jetë i përfshirë në këto situata.

Në lidhje me këtë temë eksperti sigurisë, Drizan Shala, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që duhet të ketë hetim nga IPK-ja dhe AKI për të gjetur kush po i lëshon këto informacione që po e dëmtojnë policinë.

Image
Drizan Shala

Në lidhje me një breshtësi të mbajtjes së informacioneve brenda organeve duhet që të ketë hetim në dy drejtime nga IPK-ja si dhe në aspektin e jashtëm nga AKI-ja, e cila ka kapacitete për të gjetur rrjedhjen e informacionit jashtë institucioneve dhe se a kemi të bëjmë me ndonjë strukturë tjetër të sigurisë të involvuar nga Serbia”, thekson eksperti i sigurisë.

Në fund, ai shton që duhet sa më parë IKP ta zbuloj se cila hallkë po lejon rrjedhën e këtyre informacioneve.

Hetimet duhet të mbyllen sa më parë nga IPK-ja se në cilën hallkë është duke rrjedhur informacioni dhe personat duhet të vihen para organeve të rendit”, përfundoi Drizan Shala, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat