Ekonomia në vitin 2021/Ekspertët tregojnë sfidat: Pandemia, zgjedhjet, ngritja e çmimeve, kriza energjetike...

Politika

Ekonomia në vitin 2021/Ekspertët tregojnë sfidat: Pandemia, zgjedhjet, ngritja e çmimeve, kriza energjetike...

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 31 dhjetor 2021 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Sikur e gjithë bota, edhe Kosova ka vazhduar përballjen me pandeminë e Covid-19 edhe gjatë vitit që po lëmë pas.

Padyshim që viti 2021 ishte vit i vështirë edhe për ekonominë e vendit dhe rimëkëmbjen e saj, pas një viti paraprak tejet të vështirë, me shumë biznese të shuara e me shumë humbje të vendeve të punës.

Me kufizime për shkak të Covid 19 vazhdoi edhe ky vit, derisa bizneset u ankuan për gjendjen, kufizimet e mëdha në ora, rritjen e çmimeve të furnizimit, mungesën e fuqisë punëtore për arsye të ndryshme etj.

Përpos kësaj pati edhe ngritje të çmimeve në të gjithë sektorët.

Ndërsa, nga Qeveria janë deklaruar se ka pasur ngritje ekonomike dhe se janë dhënë shifra për 10 mijë të punësuar gjatë vitit 2021.

Ekspertët e ekonomisë kanë folur për gazetën “Bota sot” për ekonominë gjatë këtij viti, vështirësitë dhe uljet e ngritjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat